![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/p1dtunqg_tom-homan-pope-francis-_625x300_25_January_25_hd-800x450.jpg)
11/02 23:05
Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos vizitojnë Rusinë dhe ka paralajmëruar ukrainasit të largohen nga Rusia sa më parë të jetë e mundur.
“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë.
Ukraina ka bërë të ditur se një agression i metejshëm rus kundër Ukrainës, mund ta pengojë qeverinë të ofrojë ndihmë për ukrainasit në Rusi.
Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, që jetojnë në Rusi.
Top Channel