Klajdi Xibraku, i akuzuar për trafikun e narkotikëve është lënë i lirë, me vendim gjykate.

Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen e tij SPAK për moskompetencë lëndore, por SPAK e ka rikthyer çështjen në Durrës dhe pas një kërkese të palës së  Xibrakut ka fituar lirinë.

Gjykata e shkallës së parë Durrës ka liruar Klajdi Xibrakun me një vendim që mban datën 16 shkurt të këtij viti. Gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka revokuar masën shtrënguese të sigurimit ndaj Xhibrakut. Ai u arrestua në prill 2021 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Së bashku me të qe arrestuar edhe ortaku i tij Erjon Peti, i cili po ashtu është lënë i lirë nga gjykata e Apelit të Durrësit më parë.

Xibraku dhe Peti ishin dy administratorët e kompanisë  “Masabi Fruits”, në konteinerin e së cilës u sekuestruan 143 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara gjatë një kontrolli në portin e Durrësit.

Droga ishte e fshehur në konteinerin me ngarkesë bananesh që vinte nga  Ekuadori për llogari të firmës së tyre. Të akuzuarit Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku gjatë të gjithë hetimeve kanë refuzuar të kenë lidhje me trafikimin e drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA