Pasi qëndroi larg fushatës për pak kohë, Lulzim Basha u shfaq në mitingun elektoral të Dibrës.
Në këtë bashki ka përballë jo vetëm rivalin socialistët, por edhe kandidatin e Berishës, ndaj kryedemokrati Basha u kujdes ti bënte te qartë dibraneve që Partia Demokratike ka kandidat vetëm Luan Hakën.
“Jam i bindur se me Luan Hakën çdo dibran që ia do të mirën Dibrës, çdo dibran që nuk mund të pranojë skllavërinë e varfërisë, tiraninë e korrupsionit ka të gjitha arsyet të votojë të diel e 6 marsit numrin 2, Luan Hakën, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Edhe për një arsye tjetër sepse kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje të pjesshme që nga Shkodra, në Lushnje, në Rrogozhinë, në Vorë, në Durrës e në veçanti në Dibër askush nuk po bie pre e marifeteve të vjetra apo të reja. Dhe dibranët me mençurinë e tyre, dibranët e zgjuar nuk janë në shitje, as nuk gënjehen, as nuk mashtrohen, Luan Haka është kandidat i Partisë Demokratike, ka një Parti Demokratike dhe do të jetë me besimin dhe votën e dibranëve kryetari i bashkisë”, tha Basha.
“Ne nuk kemi kundërshtar njëri tjetrin, ne kemi vetëm një kundërshtar atë që kanë të gjithë shqiptarët, dhe ai është Edi Rama. Unë ju premtoj me përgjegjësi të.plotë , në besë dhe zemër prej dibrani -me mbështesni, më votoni mua dhe programin e zhvillimit të PD dhe ne të gjithë do e kthejmë bashkinë, institucionin publik më të përgjegjshëm, më mikpritës e transparent që ka njohur ndonjëherë Dibra. Do kthejmë vëmendjen, përkushtimin merituar dhe punën e shërbimeve të harruara ndaj dibranëve”, u shpreh Luan Haka.
Akuzat e Lulzim Bashës ndaj qeverisjes socialiste nuk ishin vehte në nivel lokal. por edhe qëndror.
“Nuk do ta ketë të lehtë edhe shkaktari i emigracionit të të rinjve dibranë, i varfërisë që është ulur këmbëkryq kudo, i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet të jashtëzakonshme, por sot është në histori si kryeministri i qeverisë më hajdute, më keqbërëse. Drejtësia do të fillojë të veprojë. Do të fillojë të veprojë sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje, shqiptarët nuk e kanë hak këtë varfëri dhe mjerim”, tha Basha.
Top Channel