Një automjet me dy persona ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kolon betoni në Radhimë.

Dy qytetarët e plagosur janë nxjerrë nga makina në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë shoqëruar në ambientet e spitalit. Në spital, ka ndërruar jetë 21-vjeçari Savjo Dhimojani, pasagjeri i automjetit  të aksidentuar. Në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i mjetit.

Policia njofton se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e betonit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA