Ahmetaj në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve: Në fund ishim ne që e pastruam Tiranën

23/02/2022 11:00

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Komisionin hetimor për Inceneratorët theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me pronarët.

Ai u shpreh se inceneratori i Tiranës është koncension dhe nuk merr para nga buxheti, por sqaroi se qeveria ka kaluar transferta për bashkinë e Tiranës.

Zbardhja e plotë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve:

Pyetje- Znj. Tabaku-Në lidhje me shkresën 10843 prot, ku Ministria e Mjedisit ka kërkuar mendim për procedurën dhe ju shprehur parimisht dakord

Jam i bindur që ligjin e koncesioneve e njihni në detaje, ministria e Ekonomisë nuk ka në procedurë, nuk ka tagër. Ministria e Ekonomisë, ose më mirë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, s’ka asnjë tagër për të thënë kjo është kështu, kjo është ashtu, kjo duhet kështu, kjo duhet ashtu, por përkundrazi Ministria e Ekonomisë ose Ministria e Zhvillimit Ekonomik praktikisht është në nivel politikash, politikash. Më fal ta mbaroj, dhe këtu ka, në këtë shkresë, që ta dini ju, ju ia bëtë këtë pyetje edhe Ministrit Cani, këtu s’ka ndodhur vendim, pra ne jemi duke diskutuar për një letër shumë korrekte që ka konsekuencë nul. Që do të thotë, që nëqoftëse këtu s’ka vendim, pavarësisht shprehjes sime në parim dakord si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, këtu nuk kemi më vendim por jashtë këtyre dyerve janë thënë shumë të pavërteta. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, shprehet përsa i përket PPP dhe koncesioneve në nivel politik.. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, sidomos në momentin kur unë kam qenë Ministër, nuk përfshihet në procedurë. Ministria nuk përfshihet në procedurë të dhënieve të PPP apo të koncesioneve. Është iniciuar një draft, i cili nuk është aprovuar sepse autoriteti përgjegjës për këtë fushë e ka kthyer, mbrapsh.

Pra autoriteti kontraktor në këtë rast, ka vendosur të ndjekë një nga procedurat e mundshmeqë praktikisht ka kërkuar vendim qeverie. Ka kërkuar, vendim qeverie që të autorizohej. Autorizimi nuk është dhënë nga Këshilli i Ministrave, sepse institucioni përgjegjës është shprehur kundër procedurës dhe prandaj ka disa institucione që marrin pjesë në proceset institcionale dhe shteti funksion me letra dhe me ligje.

– E para njëherë, shkurtimisht këtij komisioni, e para që këtu ka ardhur një procedurë për të marrë autorizim nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili nuk ka ndodhur pra jemi duke bashkëbiseduar dhe dëshmuar nëse doni ju për një fakt nul në konsekuencë nul. Pra, në diskutim dhe në procedurë, institucionet këmbejnë letra si do ta shofim dhe më vonë, një mal me letra dhe në fund vendoset se cila do të jetë procedura. Dhe kjo procedurë ka rënë. Prandaj ka një dakordësi parimore, pra dakordësia parimore, institucioni përgjegjës jep dakodërsinë përfundimtare dhe thotë që kjo procedurë nuk do ndiqet. Do ndiqet një procedurë, faleminderit, ndiqet një procedurë tjetër.
Pyetjet e znj. Tabaku indikojnë që Ministria e Zhvillimit Ekonomik është përgjegjëse per PPP dhe konçensionet,
Në fakt, jo nuk është ashtu siç thoni ju, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk është përgjegjëse për PPP dhe koncensionet. Ministria e Zhvillimit Ekonomik praktikisht bën politikat zhvillimore, kjo është.

Ta lexojmë saktësisht. Në lidhje me shkresën tuaj numër 10843, ku kërkohet mendim për projektvendimin, jo procedurën, projekt vendim, bën diferencë ligjore. Pra në Këshill të Ministrave qarkullojnë mendime për vendime, jo për procedurën. Pra është shumë e rëndësishme, që të vërtetojmë sidomos në anën time, disa të pavërteta. Dhe kjo është një nga ato, që në këndvështrimin tim është e pavërtetë. Nuk ka procedurë. Është qarkulluar një projektvendim që është rëndom traditë e Këshillit të Ministrave dhe vendoset të kërkohet më shumë se një mendim. Në traditë kërkohet mendim nga Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë. Këto janë dy shtylla mendimmarrëse dhe mendim dhënëse. Rast pas rasti, një autoritet kontraktor ose një Ministër, kërkon më shumë se një mendim për një projektvendim, sepse e gjykon që ka nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, nga Ministria e Infrastrukturës, nga Ministria e Ekonomisë, pra në këtë rast ka ardhur një kërkesë mendimi për projektvendim, jo procedurë. Diferenca është shumë e rëndësishme, sepse vendos të vërtetën tek letrat. Pra letra thotë, u kërkohet mendim për një projektvendim për përcaktimin e autoritetit kontraktor, pra që në këtë sekondë nuk ka çështje fare me procedurën. Fare, zero. Këtu ka ardhur një vendim i Këshillit të Ministrave, e di sa vendime vijnë në shumë institucion?! Ju e keni eksperiencën dhe ministritë janë të detyruara të japin mendim pozitiv, negativ ose të thonë që është një akt individual i një iks ministrie dhe nuk e jap.
Kaluam tre gjëra njëherësh. Procedurën, vendimin, pagesën..

Zonja Tabaku, në këndvështrimin tim, ose e keqinterpretuat ose e thatë gabim. Përcaktimi i autoritetit kontraktor me vendim qeverie, me vendim qeverie nuk ka ndodhur. Shteti varet dhe vepron sipas letrave. Ka një vendim për financimin, që patjetër është e aprovuar nga Ministria e Financave, nga Ministria e Drejtësisë dhe ka kaluar në Këshill të Ministrave. Nuk ka ardhur në Ministri të Ekonomisë, por kjo s’ka pikë rëndësie. Nuk ka ardhur për mendim dhënie, për vendimmarrje, vendimi i financimit. Ju një moment thatë që ka dy vendime. Në fakt nuk ka dy vendime, ka vetëm vendimin e financimit. Pra të shënojmë ca rekorde procedurale, sepse i duhen procesit…
Pra sqaruam një të pavërtetë. E pavërteta e parë ishte që ka dy vendime, ka një vendim. E thatë tani se sigurisht gjatë ditës edhe juve e keni korrigjuar duke pa edhe letrat.

Z. Ahmetaj – E dyta, një e pavërtetë tjetër, Ministria e Financave se ka aprovuar. Ministria e Financave praktikisht ka dhënë dakordësi të plotë vendimin e financimit ne 2014, në fund të 2014.
Pra, kjo ka qenë e pavërtetë se ka dalë në opinionin publik gjithandej që shiko se aty s’është aprovuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Financave ka ushtruar me legjitimitet dhe transparencë të plotë autoritetin që ka pasur. Dhe unë e dëgjova me shumë respekt dhe vëmendje zotin Cani.

E dyta ju iu referuat debateve që ne kemi bërë. Është gjëja më normale, unë jam anëtar qeverie, kam qenë anëtar qeverie dhe unë besoj sot tek partneriteti publik privat. Dhe po ju them një gjë shumë interesante. Nëqoftëse i referohemi me saktësi kontratave të bëra të koncesionit,janë 184 kontrata të bëra në periudhën deri në 2013, pra 2005-2013. Kam një kontratë interesante këtu, për tu kuptuar, unë do ta përmend disa herë këtë kontratën.

Z. Ahmetaj – Pra dakord, shikoni ketë koncension ca është ky koncension? Ky ka marrë për pesë vjet, Ashta, shtatëdhjetë e shtatë milion euro. Ka marrë nga ne. Nga buxheti i shtetit direkt dhe indirekt. Shtatëdhjetë e shtatë milionë euro. Tani gjithë historia, ka marrë ky inceneratori kaq para, ka marrë ky, se do ti vijë… po ky hidrocentrali përse ka marrë shatëdhjetë e shtatë milion? Se ka punuar. Po pastrimi i Tiranës, pastrimi i Elbasanit, pastrimi i Fierit a ka punuar? A duhet paguar puna nga institucionet që janë përgjegjëse? Ua solla, është një koncension tipik, prandaj ua solla për ti paraprirë dhe unë sic i paraprini ju me pyetjet. Pra, ne do ta vazhdojmë ta bëjmë debatin zonja Tabaku edhe në favor të Shqipërisë, edhe në favor të transparencës, se nganjëherë nuk arrijmë dot të bëjmë debat dhe mbulohet e vërteta dhe ka të pavërteta si ajo tjetra që shiko se u hoq njëri që të vinte tjetri, ndërkohë që këtu doli që edhe momentin që një muaj para se të ikte ish ministri i respektuar ka dhën ok për bonusin e Fierit.
Pra këtu bie një e pavërtetë e dytë.

Cila është e pavërteta e tretë?E pavërteta e tretë është 430 milion euro.
Znj. Tabaku – dua të diskutoj në lidhje me procedurën e inceneratorit të Tiranës, që është një procedurë për të cilën opinioni publik ka shumë interes sidomos ditët e fundit. Z. Ahmetaj, ju thoni që sipas kompetencave që ju jep ligji, VKM për rolin e Ministrit të Financave, ju kujtoj të gjithë qytetarëve që ju keni qenë Ministër i Financave në atë periudhë kur është miratuar kjo kontratë koncnesionare, keni dhënë një mendim për këtë kontratë. Cili është mendimi juaj final për këtë kontratë, kur ju e keni dhënë miratimin sipas përgjegjësive që përcakton VKM 575 për rolin e Ministrit të Financave?

Z. Ahmetaj – faleminderit, sic u diskutua dhe këtu dhe më vjen mirë se për herë të parë është artikuluar shumë qartë që Ministria e Financave, është autoriteti fiskal, pra nuk është autoriteti kontraktor dhe më vjen mirë që më në fund është pranuar publikishtqë Arben Ahmetaj nuk ka qenë autoritet kontraktor në funksion të tij zyrtar, nuk ka qenë.

Përsa i përket koncensionit të Tiranës, koncensioni i Tiranës ka disa pika dhe disa letërkëmbime që ju i keni. Është bërë një letërkëmbim shumë i gjatë midis disa institucioneve dh, po shumë i gjatë, besoj se kemi mbi 7-8 letra të miat, të cilat i referohen, të cilat i referohen një nga një të gjitha kërkesave që kanë patur autoritetet kontraktore, duke iu referuar në zbatimin formal të detyrimeve për fizibilitetin që kautoriteti kontraktor, që është neni 19 në 575, pra shumë i qartë dhe neni 2 te ligji i koncensioneve dhe PPP, ku thuhet Ministria e Financave praktikisht i referohet, ja ta gjej shkresën, Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale, përballueshmërisë fiskale. Çdo të thotë kjo? Edhe është e shpjeguar. Sa e mban në atë vit të paracaktuar në bazë të PBA-së, sa e mban në raport me borxhin dhe sa e mban në raport me atë kufizim që unë e kam nisur si ministër financash në 2016, ndryshimin e ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, ku i vura dhe më ka mbështetur qeveria dhe pastaj parlamenti 5% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës. Pra, ja ku po e lexoj…
Znj. Tabaku – Është miratimi juaj sipas funksioneve dhe kuptimit të ligjit ai…

Z. Ahmetaj – Pyetja duhet të riformulohet besoj, megjithatë ju keni të drejtën ta bëni pyetjen si të doni. Ai është koncension, ai nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore, dhe në bazë të nenit 42 të ligjit, Ministri i Financave shprehet kur autoriteti kontraktor, kërkon mbështetje buxhetore. Impianti i Tiranës ndërtohet me para jo publike, me para private, 128 milion. Ka filluar puna sipas informacioneve që u ndanë këtu zyrtarisht me ju nga Ministria dhe të tjerë, Ministria e Infrastrukturës dhe të tjerë, që në janar të viti 21 sepse leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor 2020 dhe janë 60 muaj për tu bërë që në mos gabohem për numërimin shkon diku ndërmjet 25 dhe 26.

Domethënë ai koncension nuk është PPP siç është Elbasani, siç është Fieri, është konçension. Dhe ka dhe një gjë që asnjë s’e ka thënë po sigurisht që s’është detyra juaj. Duhet ta thotë autoriteti kontrtktor apo autoritetet e tjera, është investim privat impianti dhe në fund të 30 viteve i dorëzohet bashkisë së Tiranës si aset publik. Dua ta dëgjoni, ju besoj e dini, dua ta dëgjojnë shqiptarët se janë boloritur me atë të pavërtetën e 430 milion euro. Ku janë? Pra, nuk është koncesion me mbështetje buxhetore që kërkon aprovim nga Ministri i Financave. Ministri i Financave kur nuk kërkohet aprovim, vazhdon rruga normalisht në bazë të ligjit të koncensioneve.

Znj. Tabaku – Kur ju nuk i kishit këto funksione , atëherë pse ktheni përgjigje dhe unë dua të kujtoj që përgjegjësitë e Ministrit të Financave lidhen njëkohësisht edhe më nënin 21, 23 të kësaj VKM që ne po i referohemi dhe nenin 7 njëkohësisht për përballueshmërinë, qëndrueshmërinë, por njëkohësisht edhe për realizueshmërinë e projektit. Kur ju nuk i kishit këto përgjegjësi, atëherë pse kthyet një përgjigje në konkluzion sugjerojmë që përpara dhënies së bonusit, nëse rezulton që projekti i koncensionit kërkon mbështetje financiare, ju duhet të merrni miratimin paraprak nga Ministria e Financave, i rikujtoni dhe një herë autoritetit kontraktues, që duhet marrë kjo, se gjatë gjithë kohës ju thoni nuk del e qartë nëqoftëse bashkitë e qarkut e kanë parashikuar ta mbulojnë këtë tarifë në buxhetin e tyre. Çfarë ndodh me këto pjesë të qarkut që paguajnë tarifën e depozitimit në bazë të sasisë së mbetjeve….

Ahmetaj: Thotë po, se kam mundësi ti jap një, kam mundësi ti jap dy, kam mundësi ti jap 10. Pra ka marrë jo mbështetje ka marrë transfertë direkte Bashkia e Tiranës, si organi vendor dhe Bashkia e Tiranës është autoriteti që praktikisht paguan shërbimin dhe herë pas here i vjen qeverisë në raport me nevojat që ka dhe me disponibilitetin që ka dhe I thotë kam nevojë për transfertë. Qeveria vendos, është e drejtë e Bashkisë të kërkojë dhe e qeverisë ti japë ose të refuzojë. Po ta shohësh në shkresa Znj. Tabaku, ndjesë se edhe jeni lodhur, Ju më pyetët specifikisht, të them jo ky koncesion nuk ka marrë mbështetje buxhetore.

Faleminderit që e solle në këtë kënd shumë interesant dhe shpresoj edhe profesional. Bëtë një, thatë nuk ka rëndësi çfarë është. Po si s’ka rëndësi cfarë është?
E shikoni që keni 4 muaj diferencë, deri ditën kur marrëveshja e çadrës praktikisht bëri qeveri të përbashkët. S’ka sens kjo gjë, Znj. Tabaku, anëtarë të komisionit më falni.. përderisa më pyesni duhet të prisni përgjigjen.
E para thashë në njohurinë time, ju jeni financiere ose ekonomiste dhe po në njohurinë time jeni marrë me PBA-në. Ju thoni nuk ka rëndësi cfarë është pra është transfertë apo mbështetje buxhetore apo investim apo shpenzim operativ. Më duhet ta sqaroj. Jo nuk është mbështetje buxhetore. Znj. Tabaku nuk është mbështetje buxhetore e planifikuar, por është trasfertë ad-hoc në vite që vendos qeveria.Pra, po nuk ka nevojë të jetë Brenda PBA-së sepse transferta është ad-hoc, vendos qeveria rast pas rasti të japë transfertë sic e mendon në bazë të analizës Ministria e Financave, nëse ka para në buxhet. Është tjetër kur jepmbështetje buxhetore. Kur jep mbështetje buxhetore ti je kyçur në PBA dhe në buxhet dhe kjo është teknika alpha e buxhetiti. Ndërsa kur ti jep tansfertë, vjen qeveria dhe thotë po ka kërkuar bashkia e Tiranës transfertë.

Për cfarë e do transfertën? Për pastrimin e plehrave, që ishte bërë mal. Atëhere, qeveria vendos, po more ne prandaj kemi ardhur që të pastrojmë edhe plehrat dhe do ti japim Bashkisë së Tiranës. Sa kërkon? Kërkon 10, nuk kemi 10 po kemi 2. Kërkojnë 3, mbase kemi, japim 3. Pra, transferta është sidomos kur kushtëzohet. Ti e di mirë këtë, unë jam i bindur pavarësisht se sjell vërdallë fjalën. Praktikisht mbështetja buxhetore, është detyrim ligjor ndërsa transferta është vullnet i lirë për të mbështetur një entitet tjetër. Dhe në atë dehrexhe që ishte Tirana, ne e kishim detyrim politik qytetar. A e dini që s’kemi bërë një komision hetimor se cfarë iu kanë bërë njerëzve nga githë ato plehra në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë. Posikur të bëjmë një komision hetimor për pasojat kancerogjene që keni krijuar për shkak të zhulit. Ne diskutojmë këtu mbështëtje buxhetore, jam bindur ju dhe dikush tjetër këtu e ngatërrojë pa qëllim. Ju e ngatërroni me qëllim. Pra, dua ta mbyll fjalën time të kësaj pyetje që nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore transferta qoftë e kushtëzuar, qoftë e pakushtëzuar po sidomos kur është e kufizuar është ad-hoc, është vullnet politik i qeverisë. Vendos qeveria të mbështësi qeverinë vendore të pastrojë plehrat. Apo siç u dha për transportin se i dhamë për trasportin së fundmi.

Përsa i përket konstatimit dhe jo pyetjes tuaj dhe u disktua për konservatorizëm fiskal dhe shifrat janë hekur. Unë jam ministrimë konservator i financave.Është rekord që për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, u fut praktikisht jo teorikisht balanca primare pozitive. Unë kam qenë gardiani buxhetit, më i miri në raport me shifrat. Se unë mund të them tërë ditën më i miri, po ka shumë më të mirë se mua. Shifrat janë kokforte.
Nuk është e vërtet që është detyrë e ministrisë së financave të shohë fizibilitetin në raport me kompanitë. Ministria e Financave qëndron te fisku, qëndron te defiçiti dhe qëndron tek borxhi. Meqë iu referuat që unë kam qenë gardian, unë jam shumë krenar për punën time, kam qenë gardian shumë konservator. Dhe të bësh defiçitin 1.6% të PBB duhet të jesh shumë konservator, nuk mund të jesh dot I hapur sic mbetet zakon kështu për të krijuar diferencat. Konsolidimi fiskal 71.8 ka qenë borxhi I targetuar për vitin 2016. Në 69 për 2017 dhe këtu është mbajtur për herë të parë edhe e reja legjislative që ushtronte përgjegjësi.

Pra po ti shohësh, borxhi ka ardhur në ulje sepse gardiani këtë bën, ul borxhin dhe mban në kontroll defiçitin dhe aludon të gjitha risqet. Prandaj vë një tavan dhe gardiani ka shpikur tavanin së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar prej 5% të të ardhurave të vitit që ka kaluar dhe të ardhurat faktike të vitit të kaluar patjetër. Dhe po ta shohësh borxhin në të treja vitet 16, 17, 18 ka ardhur duke rënë, i njëjti edhe deficiti. Ministria e Financave e ka bërë detyrën e vet, nuk ka mbështetje buxhetore, ka transfertë, e cila i ka shkuar pushtetit vendor dhe në këndvështrimin tim, sa herë pushteti vendor kërkon dhe sa herë qeveria ka mundësi financiare ta mbështesë do duhet të vazhdojë ta mbështesë. Kjo është alpha e gjësë.
Tabaku: Keni kërkuar herë pas here në të 7 shkresat, këtu po citoj nuk duhet të jetë vetëm Bashkia e Tiranës, duhet te kemi një konfirmin thoni ju edhe për qarkun Tiranë, konfirmim që nuk erdhi asnjë herë sepse erdhi vetëm një shkresë e Erion Veliaj.
Ahmetaj: Pra, Ministria e Financave dhe kjo është prapë pyetje interesante dhe të falenderoj që e ndihmon gjithë gjënë për transparencë. Në ligjin e vjetër të koncesioneve kontrata nuk vinte nga Ministria e Financave përfundimtare, është gjë normale në atë kuadër ligjor. Për të rritur rolin unë kam lehtësuar rolin vetes, ndryshimin e ligjit në mënyrë që kontratat të vijnë, e kemi bërë ne, e ka bërë qeveria Rama. Pse? Për të mbrojtur, për të qenë gardiani, për të ruajtur dhe qarku ka funksionuar në tërësinë e vet si njësi vendore të pavaruara. Tirana merr përsipër veten, të tjerat sic po vijnë marrin përsipër veten.

Tabaku: Nuk e ke pasur, si e ke miratuar pa pasur asnjë tjetër?

Ahmetaj: Më fal, zonjë nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore.
Tabaku: A janë paratë e taksapagusve apo jo? Shkon me transfertë të kushtëzuar apo pakushtëzuar? A shkon me kërkesë trë Erion Veliajt apo jo? Sot a kemi një kontratë koncesionare që paguhet nga buxheti I shtetit?

Ahmetaj: Kjo është politikë, ma ndërpreve fjalën, ajo që thoni ju është gabim , mos ma ndërprit. Koncesioini I Tiranës nuk ka mbështetje buxhetore, ka transfertë. Dhe në bazë të ligjit të koncesioneve… kush bërtet më shumë?

Tabaku: Në bazë të ligjit i keni hapur të paprecedenta për buxhetin e shtetit. Ju keni përgjegjësi financiare të drejtpërdrejtë për këtë koncesion sepse risqet që kishit për detyrë ju ti analizonit janë materializuar të gjitha.

Ahmetaj:Nuk është e vertetë lexoje! Po ju bëj një kërkesë…. Të lutem lexoje letrën time, të fundit pasi marrëveshja e cçdrës bëri qeveri të përbashkët. E lexoj unë dhe ju e bëni me qëllim. Thelbi i kësaj shkrese është që autoriteti kontraktor ka thënë, që ne nuk kemi nevojë për mbështetje buxhetore, që do të thotë që s’ka nevojë të reflektojë në PBA se do ta paguante inceneratori ose impiantin sic i referoheni ju me të drejtë, do ta paguajë privati, ndërsa bashkia e Tiranës dhe bashkitë e tjera të qarkut do të paguanin tarifën, ajo që quhet rëndom gate fee ose pay per use, ose pë ata që nuk e kuptpojnë teknikisht ështe fee-ja e përdorimit ose tarifa e derdhjes së plehrave dhe përpunimit të plehrave në atë landfill, pra e shërbimit dhe asnjë para ska marrë si mbështetje buxhetore dhe kur ka thënë Lefter Koka që skam nevojë për mbështetje buxhetore ka qenë korrekt, sepse është koncesion dhe koncesioni vjen me 29 euron, me tarifën. Zonjë, në raport me nenin 42, tani mund ti vijmë vërdallë sa të duash.

Tabaku: Po atëherë pse e ke bërë gjithë këtë letër këmbim kur s’ke përgjegjësi? Pse i ke kërkuar këto gjëra? Pse i thua që duhet të vijë ok nga gjithë qarqet e Tiranës? Po e heq nga vetja po ia con Erion Veliaj, këtë po bën tani.

Ahmetaj: KoncesioniiI Tiranës nuk ka nevojë për mbështetje buxhetore, s’ka nevojë për aprovim në parim, e ka rrugën e hapur të vazhdojë se është koncesion, nuk kërkon aktivizim të buxhetit të shtetit sic ju thashë me mbështetje buxhetore që kyç në PBA afatgjatë në mënyrë kontraktuale. Thashë që në vite, Bashkia e Tiranës, ashtu siç është, e zonja ka mundur të marrë financim.

Këto janë konstatime, ta thashë borxhin, ta thashë s’besoj se do arrijë ndonjë ministër financash në afatmesëm ta çojë deficitin 1.6. Pra, po ju them ka pasur rrugën e hapur, nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore. Në momentin që nuk kërkon mbështetje buxhetore, e ka rrugën e hapur, që do të thotë nuk aktivizohet neni 42 i ligjit, që do të thotë që nuk ka nevojë për atë teknikë të koncesioneve dhe të PPP-ve të nenit 42, për aprovim paraprak për mbështetje buxhetore, sepse po vazhdon koncesioni dhe këtë duhet ta dijnë njerëzit. Duhet ta dijnë njerëzit që janë430 milionë zombie këtu. Dhe po më lejuat se jam I bindur që nuk do t’ju vijë mirë, doju bëj edhe një ushtrim micro në funksion të transparencës.

Tabaku: z.Ahmetaj unë kam lexuar disa letërkëmbime me KLSH, nëpërmjet kryetarit të KLSH-së dhe znj. Denaj, si ish-ministre e financave për këtë çështje, një raport të gjatë dhe një letërkëmbim të gjatë për këtë temë dhe çfarë thotë letër këmbimi? Në vazhdim të këtyre sqaroj se edhe nga analiza e kryer, projekti për pjesën që financohet nga qeverisja vendore, konstatohen se përdoren fondet e planifikuara në programin 6220 të MIE në shumën e planifikuar 753.000 të akorduara me aktin normativ që unë thashë. Ky është materializimi i parë i riskut që i hapi rrugën një pagese një vjeçare, që unë e kam këtuvazhdon për 30 vite, është në kontratë, është në studimin e fizibilitetit. Jeni përpjekur si ministër, ti eliminoni risqet, por më vonë keni hequr dorë dhe keni dhënë një miratim paraprak, tani thoni që s’është procedurë që kishte lidhje me ju.

Ahmetaj: Zonjë, nuk ka nevojë për mbështetje buxhetore…. dakort, por po bën konkluzione. E kam qarë, 1.6% deficit i 18-ës.

Tabaku: Analiza thotë, që do të ketë 3 burime të ardhurash dhe njëkohësisht një sërë shpenzimesh… në këtë kontratë janë të gjitha shpenzimet të mbivlerësuara dhe të gjitha të ardhurat të nën vlerësuara. Kjodetyrë ju takonte ju si autoritet financiar, për ta parashikuar realizueshmërinë e këtij projekti,po ashtu edhe llogaritjet. Janë llogaritje jo reale.

Ahmetaj: Faleminderit. Do t’i kthehemi asaj që ju me qëllim e ngatërruat sepse në një moment e pranoni, pastaj e ngatërroni. Si duket, keni dhe ju objektivat tuaj politike, i keni treguar prej 4 vitesh. Qytetarëve, iinteresojnë të gjitha, i interesojnë si është qyteti, sa plehra ka, pse s’i kanë pastruar plehrat deri në 2013-ën, çfarë po bëhet për të pastruar plehrat, po në Fier çfarë ka ndodhur, po në Elbasan që u krijua qendër kancerogjene? Ky është interesi i parë i qytetarëve, dhe interesi i dytë është si shkojnë taksat e tyre, shkojnë taksat e tyre për të pastruar plehrat, se ju thatë s’ka ashtu, s’ka objekt atje, s’ka objekt këtu.
Kur dolën objektet gjithandej, kjo ishte e pavërteta e 9-të që ra, tashi është e pavërteta e 8-të se iu përgjigjët prapë ju, ju thatë që është përgjegjësia e Ministrisë së Financave që të shohë fizibilitetin përtej fiskut. Ministrit Cani I thatë gjë tjetër, e kam të regjistruar.
Pra, duke qenë që në cdo rast, edhe kur ka nevojë për mbështetje buxhetore, praktikisht, Ministria e Financave edhe sot e kësaj dite nuk i hyn analizës financiare të fizibilitetit, por referohet tek fisku. Pra, logjika është kjo, që edhe kur ka mbështetje buxhetore, praktikisht Ministria e Financave fokusohet tek qendrueshmëria fiskale, te defiçiti dhe tek borxhi dhe tek niveli 5%, i cili ka qenë ekselent, me mua dhe me zonjën Denaj.Ministri Cani ka vepruar mbi një ligj tjetër buxheti. Këtë ndryshim e kam bëre unë ne 2016-ën, që ta dish. Pse? -Për të forcuar atë që ju referuat me të drejtë gardianin, se gardiani duhet forcuar dhe gardiani është forcuar dhe ka rezultuar në ulje të borxhit publik dhe të defiçitit dhe në pastrimin e plehrave, pra janë të gjitha funksione që shkojnë bashkë.

Po e theksoj dhe njëherë, nuk është kërkuar mbështetje buxhetore, zero, paratë që jepen nga transferta shkojnë në pastrimin e qytetit të Tiranës. E mbani mend si ka qenë Sharra? Tmerr, iu referua Armando Subashi, e hidhur; e tmerrshme, ka qenë e tmerrshme, ka qenë vullkan kancerogjen plehrash. Por, nuk do vazhdoj të bëj këtë këtu. Që duhet bërë se unë, do ngrija një komision hetimor për mosbërjen e saj. Mbështetje buxhetore s’ka pasur nevojë. Është koncesion, sa herë që bashkia e Tiranës kishte nevojë dhe sa herë që qeveria të kishte mundësi nga paratë e veta, qoftë të rezervës, qoftë që në planifikim buxhetor, t’i vendoste transfertë për vazhdimin e pastrimit të plehrave të këtij qyteti, që praktikisht është kthyer në destinacion europian i turizmit, do t’ia jepja, në formën e transfertës. Pse? Neni 42 i ligjit për koncesionet është kyç. Neni 42 I tregon Ministrit të Financave erdhën, kërkuan mbështetje buxhetore, bënë analizën fiskale, erdhën, nuk kërkuan mbështetje buxhetore, ti këshillon autoritetin të ketë parasysh 1, 2, 3, 4 por, para nga buxheti nuk ka dhe nuk ka marrë para mbështetje buxhetore, e cila dua ta fiksojmë, kur ti jep mbështetje buxhetore si qeveri, si Ministri Financash, ti e ke kyçur kontraktualisht. Ndërsa, me transfertë, praktikisht është një vullnet ad hoc i qeverisë, herë pas here, kur ka mundësi financiare. Dhe unë mendoj që bashkia e Tiranës e ka bërë rolin dhe punën e vet përsa i takon asaj në raport me këtë shumë mirë, shumë mirë, ka kërkuar, diku ka kërkuar 1, diku ka kërkuar 2, diku ka kërkuar 3, diku iu është dhënë 1, diku iu është dhënë 2, diku iu është dhënë.

Znj. Tabaku pyet për propozimin e bashkisë Kamëz mbi ngritjen e një inceneratori.
Kjo është e pavërteta e 11-të që po dal, ja t’jua them unë. E para njëherë që dua që të citoni në transparencë të publikut datën dhe kush e ka inicuar, 1, e dyta, e ka nisur Xhelal Mziu, atëhere e vërteta, e pavërteta e 11 sapo ra. E ka nisur, se është edhe se sapo kapa edhe Loranin (ekstraktii QKB-akuza që ka punuar në kompaninë e z. Ahemtaj), që është e pavërteta e 12-të. Dhe unë, në cilësinë e ministrit të Financave, jam përgjigjur për mbështetjen buxhetore ose jo, pasi ministri i finanacavenuk koordinon asnjë koncesion. Janëautoritetet kontraktore dhe autoritetet e tjera ao që mereren me këtë gjë, nuk ngarkohet ministri i Financave edhe me cilësinë e farave të grurit apo të qershive. Nuk e bën! Ministria e Financave është e detyruar në përgjegjshmëri kushtetuese, të merret me borxhin dhe defiçitin, dhe për hir të së vërtetës zutë emrin e Rakipit. Të lutem zonjë, në respektin tuaj maksimal, nuk është e vërtetë, pse thoni një gjë të pavërtë? Po pse thatë Rakip Suli? Pse thatë Rakip Suli? Unë e kam dëgjuar rëndom që e ka bë Ben Ahmetaj, e ka bë Ben Ahmetaj, sigurisht që prandaj unë mezi prisja që të vija që ta ndaja me ju në respektin tuaj dhe të publikut të gjithë procedurën, që praktikisht numri i shkresave dheiI viteve, Fieri ka vajtur 1 vit, 1 vit ta dijnë, 1 vit. Tha dikush që atje në Tiranë nuk ka inceneratorë e kuptoni apo jo. Nuk presupozohet që të ketë akoma deri në 25-ën. Dua t’jua them qytetarëve, dua t’ia them, është si e pavërteta e 12-të e 430 milionë eurove, që vijnë dhe thonë 430 milionë euro. Hajde bëjmë aritmetikë po deshët, po po po po, po ta bëjmë aritmetikën, në respekt të njëri tjetrit po dhe në respekt të publikut, dreqi e mori, se e ka bërë ai, e ka bërë ky, e ka bërë Rakipi, po nuk të takon ta bësh atë. E ka bërë, ia harroj emrin, e ka bërë Xhelal Mziu, e ka bëre Xhelal Mziu dhe Xhelal Mziu nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore dhe nuk është Ministria e Financave që koordinon konçesione. Ministria e Financave e çon defiçitin dhe borxhin poshtë kur ka mundësi, sa më poshtë kur ka mundësi, dhe praktikisht bëhet gardian, kjo është. T’ia themi publikut!

Pyetje mbi miratimin e situatcioneve të kompanisë.
E para, të rrëzojmë të pavërtetën e 13-të, që Ministria e Financave u marrka me situacionet. Dmth,që zonja Tabaku këtë gjë e di, e di më mirë nga të gjithë ata në sallë nga ana e opozitës, por bën detyrën politike. Thotë ka ardhur zëvendëskryeministri, të mundohemi ti hedhim baltë. U çmontuan 13, do çmontohen dhe e 14-a, e 15-a, e 16-a. Pra, më fal pra, nuk ka punë Ministria e Financave me ato që thatë ju, me, të bëjë kontroll dhe auditim të konçesioneve. Thesarin ju e dini shumë mirë si funksionon, thesari është i pavarur nga ministri i Financave. Ka ligj të posaçëm si funksionon thesari. Supervizori bën atë që bën, dhe kjo s’është puna ime. Se unë nuk kam qenë ndonjëherë autoritet kontraktor.
Unë kam ikur në Janar të 2019-ës dhe deri atë ditë nuk ka pasur inspektim financiar, s’ka pasur absolutisht asnjë kërkesë për inspektim financiar.Më vonë, sigurisht që keni anëtare komisioni dhe ish-ministren e nderuar, kolegen time dhe tuajën zonjën Denaj, mund ta pyesni, n’daç si kolege, n’daç si anëtare komisioni, si të doni.

Pra po të them që deri në 2018-ën, në fund të 2018-ës, nuk ka pasur inspektim financiar dhe këto janë detyra që bëhen nga auditi, bëhen monitorim, s’ka punë Ministria e Financave me monitorimin. Dhe ajo i duhet Ministrisë së Financave, boll punë ka, të ngarkohet dhe me monitorime. Shyqyrç merret Ministria e Financave dhe me cçfarë merren institucionet e tjera. Kështu që, bëj këtë, jo për të bërë debat me ju, edhe jua them realisht me shumë qetësi dhe miqësisht, e bëj që edhe qytetarët të kuptojnë rolin e Ministrisë së Financave se duhet me I mbrojt institucionet nga njollat e hedhura kot.

Akuza mbi punësimin dhe njohjet me një prej administratorëve të Herme Communication (Administratori i Fierit ka qenë i punësuar në kompaninë tuaj Hermes Communcation para shumë viteve?) (Tregon një dokument ekstrakt nga QKB)
para se ju të më pyesni për procedurat, do tju lutesha, ta merrja ekstraktin, se dua t’iu jap një përgjigje të saktë në dijeninë time. A mundem ta kem?… Mund të përdor kopjen tuaj dhe t’jua kthej?

Më fal zonja Tabaku, ndjesë pafund, ju referuat Florian, si e kishte? Atij personit që ishte tek, ju referuat atë kohë, ju referuat në momentet e para. Për informacionin tuaj, ekstrakti juaj është i vitit 2010. Kompania është shitur në vitin 2008, një prej kompanive më të mira të rajonit, që është kompani publike në bursë, ajo kompani që ju referuat ju. Pra nuk kam lidhje unë me Loranin. Jo pra. Ju më sollët një ekstrakt në të drejtën tuaj, unë po ju jap një përgjigje. Pra nuk ka të bëjë fare, është i 2010-ës ekstrakti, ndërsa ishte shitur komplet kompania. Kishte paguar të gjitha detyrimet tatimore etj etj.

Znj. Tabaku: keni vazhduar, keni paguar si Ministër i Financave kompaninë konçesionare të Fierit për punë të pakryera, kanë dorëzuar bilance për punë të pakryera kanë blerë një paisje që thonë kemi shpenzuar 15 milionë euro, por kanë shpenzuar 6 milionë euro, e njëjta gjë me Elbasanin. Ju s’keni qenë ministër në atë moment, kur është bërë Elbasani. A mban Ministria Financave përgjegjësi për këto pagesa për punë të pakryera, a mban përgjegjësi Ministria Financave, për faktin që kanë gënjyer për blerjen e impianteve. Kush mban përgjegjësi në shtetin shqiptar?

Ishte pyetje e përzier me konstatim, po unë ju kam ndjekur gjithë kohës dhe jam mësuar me këtë gjë. Do t’ju jap një përgjigje edhe një sugjerim se do vini tek e pavërteta e 14. 14 të pavërteta. Si ish ministër financash po ju referohem që autoriteti kontrator, bën kontratën dhe e ka në tagrin e vet të bëjë kontratën. Janë marëdhënie kontraktuale, korektësisht edhe ministri Cani këtë ju tha. Ministria e Financave është një autoritet komplet tjetër. Ka një linjë të detajuar procedurialisht dhe ligjërisht. Është supervizori. Pastaj shkohet në doganë. Ju sugjeroj, të shkojë edhe pjesa juaj e komisionit edhe pjesa jonë e komisionit, të bëjë kërkesë doganës, dhe të marrë gjithë dosjen në mënyrë që të verifikohet shifra. Ja u sugjeroj këtë. Përpos ju sugjeroj, se nuk është puna ime, që të shikoni qoftë në Fier, qoftë në Elbasan, qoftë në Tiranë sa ka kushtuar teknologjia, sa ka kushtuar landfilldi, sa ka kushtuar operimi etj etj. Se të gjitha pikëpyetjet do duhet të verifikohen, sic është pikëpyetja tjetër, nuk egzistojnë. Dhe kur shkon atje, të vjen në fytyrë gjithë impianti. Tagri i Ministrit Financave, është ajo që ju thashë unë. Autoritetet kontraktore dhe ata që monitorojnë që kanë bërë një punë shumë të mirë dhe besoj që ju i keni pyetur. Mua më pyesni për tagrin e Ministrit Financave dhe unë jam realisht i kënaqur që shoh, që Tirana është shumë pastër dhe shoh Elbasanin shumë të pastër dhe Fierinpo ashtu shumë të pastër.
Znj. Tabaku : Mbani përgjegjësi, që si Ministër Financash që kanë shkuar në kompani offshore. Që janë bërë pagesa fiktive kompanive pa kryer punë. A mbani përgjegjësi Ju si Minisër Financash për këto?

Ahmetaj: Zonja Tabaku pyetja juaj është politikisht jokorrekte. Teknikisht është out. E para njëherë, ajo që thoni ju nuk është e vërtetë. Ajo do jetë e pavërteta e 15, që sillni shifra të paqëndrueshme këtu dhe të paqena. Kjo është puna juaj, nuk është hera e parë. Ministri Financave, nuk paguan kompani. Ministri Financave nëpërmjet thesarit bën buxhetin, buxheti aprovohet në parlament. Buxheti është pronë e parlamentit, autorizon shpenzimet në bazë të ligjit. Ministri Financave nuk ka asnjë tagër të vërë një firmë, për të çuar një cent, po një cent, përtej institucioneve publike. I çon në institucionet publike, që janë autoritete kontraktore sic është Ministira Infrastrukturës kur ndërton rrugë, siç është Ministria Mjedisit, kur bën autoritetin kontraktor për pastrimin e plehrave apo siç është një ministri, Ministria Bujqësisë që bën investime në bujqësi. Pra unë mbaj përgjegjësi për manaxhimin fantastik që i ka bërë Qeveria Rama, ku unë kam qenë pjesë më pas e më parë buxhetit edhe katastrofës që morëm. Atë mbaj unë përgjegjësi. 1.6% rekord, Tani e di si i kam thënë unë kolegëve të mi? Sfidën e kemi të kapim 1.5%.

Znj. Tabaku: a mbani përgjegjësi si Minsitër Financash që këto para kanë shkuar jashtë shtetit, në offshore. Si nuk keni bërë një inspektim kontrolli financiar?

Z. Këlliçi: Studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës besoj se ju e dini shumë mirë se e keni lexuar?
Ministri Financave nuk lexon fizibilitetet që vijnë në ministri. Ministri Financave ka drejtori që bëjnë filtrimin fiskal dhe në filtrimin fiskal zoti Këlliçi dhe në respekt të pyetjes tuaj nuk ka pasur mbështetje buxhetore dhe nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore.

Ahmetaj:Edhe një herë do të detyrohem në respekt të pyetjes që ta përseris. Pra nuk është dhënë në kuadër të nenit 42 të Ligjit për Konçesionet dhe PPP. Nuk është dhënë mbështetje buxhetore. Këtu aktivizohet roli i Ministrit të Financave pra për publikun dhe për ju, pra praktikisht neni 42 aktivizon Ministrin e Financave të mbajë qëndrim kur kërkohet mbështetje buxhetore, kur s’kërkohet mbështetje buxhetore praktikisht Ministri Financave e ka të paaktivizuar buxhetin e shtetit me një konçesion. Pra nuk e ka të aktivizuar dhe vazhdon procedura dhe s’ka tagër Ministri Financave të ndalojë as të aprovojë kur nuk ka nevojë për mbështetje buxhetore. Në rastin konkret, i nderuar anëtar i Komisionit, nuk është kërkuar mbështetje buxhetore dhe në dijeninë time, sot kanë filluar bashkitë e Qarkut të aktivizohen njëra pas tjetrës, për të pastruar dhe ato qytetet e tyre që kanë nevojë të domosdoshme ti ngjajnë Tiranës, ti ngjajnë Elbasanit, ti ngjajnë Fierit. Kjo është përgjigjia ime. Pra po qe se do t’ju kthehesha juve dhe do t’ju thosha që e bëtë pyetjen gabim se praktikisht Ministri Financave, nuk është aktivizuar si autoritet fiskal, me leje dhe me mbështetje buxhetore në rastin e konçesionit të Tiranës, të impiantit.

Siç ju referova, është një konçesion dhe konçesioni në rastin konkret nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore dhe Bashkia Tiranës përgjigjet për shërbimin e vet. Pra çfarë dua të them me këtë? Bashkia Tiranës do çojë në landfill dhe impiant x ton ose x mijë ton në ditë a në muaj a në vit. I llogarit vetë se është autoriteti përgjegjës. Dhe thotë, po unë këtë shërbim jam në gjendje në bazë të buxhetit tim që është 200 milion, ta financoj. Dhe kjo i jep të drejtën Bashkisë Tiranës të vazhdojë të japë dakordësinë. Çfarë bën Bashkia Tiranës më vonë? Në të drejtë të vet, si pushtet vendor dhe shumë i mënçur, i kërkon qeverisë transfertë. Qeveri më jep transfertë se unë kam nevojë. Pse? Se plani im për zhvillimin e tiranës është më i madh se mundësitë e mia prej 200 milion dhe dua që ti të më ndihmosh me transfertë dhe qeveria… është shumë interesante… unë nuk do tjua kërkoj ju si Belind Këlliçi por do tjua kërkoj të gjithëve. Eshtë ushtrim shumë interesant. Bashkia e Tiranës në të drejtë të vet legjitime i kërkon qeverisë transfertë, për një nga kategoritë e shpenzimeve që ka. Pse thashë që, kërkon transfertë? Nuk është terminologji, terminologjia ndan shumë. Nuk është terminologjia një gjë parimore, është gjë teknike. Ndan, ikën këtej apo ikën këtej dhe pse themi ikën këtej apo këtej, dua ta sqaroj dhe të lutem, vetëm duro. Pra n.q.s ti thua mbështetje buxhetore dhe jep dakordësi, praktikisht e ke kyçur kontraktualisht atë marrëveshje financiare. Kur ti dhe ata nuk të kërkojnë mbështetje financiare, atëherë ata vendosin që në të ardhmen e punës së tyre të kërkojnë transfertë. Transferta nuk është një detyrim kontraktual dhe desha një moment ti thoja zonjës kryetare, por s’ka gjë është e njëjta gjë. Shikojeni me vëmendje sa herë ka kërkuar kryetari i Bashkisë së Tiranës transfertë, sa ka kërkuar dhe sa i është dhënë. Pse? Se në tipologji buxhetore dhe kjo duhet thënë, se ndahet gjëja. Transferta nuk është detyrim kontraktual, është vullnet i qeverisë për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës apo bashki të tjera siç bën me transferta. Para dy muajsh dhamë transfertë për transportin, se janë të goditur nga pandemia. Çfarë bëmë?! Shkon tek një autoritet shtetëror dhe autoriteti shtetëror jep transfertë. Pra nga Ministria Infrastrukturës shkon të bashkia.

Ta bëra këtë sqarim sepse janëkoncepte shumë të rëndësishme, dhe pastaj nëse nuk arrijmë të biem dakord për këtë bëjmë debat që na devijon dhe keqinformon publikun, prandaj jua thashë që nuk kanë kerkuar mbështetje buxhetore, në vazhdimësi kërkojnë transfertë. Mbështetja buxhetore pë ta fiksuar njëherë e mirë dhe shpresoj që mos më duhet ta them më, mbështetja buxhetore kur ministri I financave jep dakordësinë në parim për mbështetje buxhetore për njëPPP është kyçje kontraktuale e buxhetit të shtetit në raport me atë kontraktim që bën autoriteti kontraktor. Kur nuk e jep, nuk e angazhon buxhetin si mbështetje buxhetore dhe në një moment përballet natyrshëm në legjitimitet dhe në përditshmëri të punës së vet me një kërkesë nga një bashki, në rastin konkret bashkia e Tiranës, në legjitimitet dhe me finesë teknike po deshët ku thotë: më ndihmoni me transfertë të vazhdoj të pastroj akoma më mirë qytetin.

Po, faleminderit zoti Këlliçi, jeni duke ju referuar në kronologji një letre jo të fundit, pra që te jemi besnik të procedurës dhe procedura është thelbi I shtetit, bazohet në ligje dhe në nënligje. Ju jeni duke iu referuar jo shkresës përfundimtare para se unë të lija ministrinë e financave në maj 2017 psa dakordësisë së çadrës dhe ish ministrt Koka në një nga letrat e tij, është shprehur që nuk ka nevojëpër mbështetje buxhetore. Pra unë po e shpjegoj dhe ne kronologji proceduriale, pasiështë shumë e rëndësishme. Në letrën time të datës 6.4.2017, ajo është letra ime e fundit dhe përpara saj paraprin që nuk ka nevojë per mbështetje buxhetore dhe siç iu referua edhe zonja kryetare, ish ministriKoka iështë referuar transfertës. Unë në tagrin e ministrit të financave në atë periudhë, përderisa nuk ka debat procedurial me shkresa për kërkesë për mbështetje buxhetore, unë nuk e aktivizoj nenin 42, sepse që në momentin që më kërkohet, neni 42 aktivizohet menjëherë. Po të ishte aktivizuar neni 42 unë do duhet që të bëja atë kyçjen kontraktuale. Duke qenë që nuk ka kërkesë të asaj natyre, praktikisht ministri I financave jep këshillë por tagri I tij për të dhënë dakordësi në parim ose refuzim. Praktikisht nuk lidhet me nenin 42, I cili është I pa aktivizuar dhe konçensioni vazhdpn normalisht, sepse nuk ka nevojë për mbështetje buxhetore pra për aktivizim të buxhetit.

Dhe prandaj ju thashë, po doni ta shikoni dhe të bëni një ushtrim edhe për transparencë, shikoni kërkesat që ka bashkia e Tiranës për transfertë, për financim. Një e ka 2, një e ka 5, një e ka 4, një e ka 10 sipas se.. edhe unë po të isha në rolin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës do kërkoja sa më shumë, sepse dua që buxhetin tim prej 200 e kusur milionësh apo 200 pa pak, dua ta përdor për ambicien ekonomike të qytetit. Pra pse? Sepse është ad hoc!Qeveria vendos në transfertë dhe I thotë bashkisë sëTiranës ose gjithë bashkive nëse do. -Ti mund të kërkosh transfertëçdo ditë dhe c135do vit edhe pafundësisht pa limite në shuma. Unë thotë qeveria në bazë të ligjit dhe kategorisë që ti këon transfertë, si në bazë të sheëdetshmërisë dhe mundësisë time dhe disponibilitetit tim financiar, do vendos me vullnet politik nëse kam të të jap, nese s’kam do të them s’kam.

Nëse kam mund të të them nuk të jap se kam prioritet tjetër.. nëse kam mund të të them, po do të jap se kam këtë prioritet. Dhe asnjëherë po ta shohësh nuk është marrë fiks shuma qëështë kërkuar sepse nuk ka kycje kontraktuale. Dhe më besoni që bashkia e Tiranës e ka të drejtën legjitime dhe brenda tagrit të vet juridik dhe pavarësisë autonomisë së vet të kërkojë trasfertë për çdo lloj gjëje. Juasolla shembullin e transportit për ta ilustruar. Kërkoi gati 5 mln dollarë, ju dha 250 mln lekë. Pse? Sepse qeveria thotë: Po, e vlerësoj kërkesën tuaj. Kam, po nuk kam aq sa do ti dhe nuk kam detyrim të të jap edhe një lek nëse nuk kam vullnet dhe kam prioritet tjetër.

Po e lexoj serish shkresen e kryetarit te Bashkise se Tiranes. “Lexohet shkresa”
Shume korrekte, pse shume korrekte? Bashkia është angazhuar, që të pastrojë tiranën dhe në rastin konkret autoriteti kontraktor ka filluar një procedurë, e cila nuk kërkon mbështetje buxhetore. Pavarësisht se ju mendoni që këto janëteknikalitete, teknikalitetet bëjnë diferencën. Eshte njësoj e si të ecësh kështu apo të ecësh mbrapsht. Pra teknikalitetet, vendosin kahun e ecjes dhe mbështetja buxhetore është kyç kontraktual.Këtu nuk është kërkuar mbështetje buxhetore dhe bashkia e tiranës është në të drejtë të vet. Bashkia e tiranës praktikisht, eshte duke thëneë unë do ta përdor këtë shërbim për të pastruar qytetin, që mëështë mbytur nga plehrat.

Këtë po thotë praktikisht Erion Veliaj dhe thotë buxheti im është afeësisht 200 mln plus minus, unë thot angazhimin tim e kam. Por cfarë ka bërëme zgjuarsi? Ka kërkuar transfertë e më pas dhe mund të kërkojë 4, mund të kërkojë 5. Tani ku ështëdiferenca zoti Kelliçi? Pra ajo që po të them është që transferta që I është dhënë bashkisë së tiranës, është komplet konform ligjit dhe nuk është detyruese vjetore. Qeveria pastaj, vendos ti japë vit për vit… ti japë një herë në 3 vjet… ti japëKjo varet nga disponibiliteti financiar I qeverisëdhe nuk është pagesë nga ana e qeverisë,është transfertë.
Kjo eshte e paverteta e 15, pse? Edhe kjo patjetër që duhet rrëzuar. E para është pushteti qendror dhe pushteti vendor. Në rastin konkret është pushteti vendor. Pagesa e diponueshmerisë eshte midis bashkisë sëTiranës dhe koncensionarit ndërsa pagesa nga pushteti qendror tek pushteti vendor, është transfertë. Prandaj kur flasim teknikisht ligjërisht dhe në favor të transparencës, do të duhet të përdorim terminologjinë, sepse terminologjia të bën diferencë shumë të rëndësishme se buxheti nuk është toptan.

Buxheti është I ndarë me kategori me zëra dhe fillon nga politikat edhe deri tek zërat politikë. Pra dy të pavërteta I nderuar, me ndje fjalën. E para ju referove shtetit dhe nuk është shteti në total por është bashkia e Tiranës si blerës I shërbimit, si përdorues I atij shërbimi, eshtë qeveria qendrore që jep transfertë, është bashkia e Tiranës që ka pagesë disponueshmërie dhe nuk është shteti, por këto institucione janëtë ndara. Pra jua sqarova teknikisht, po jo vetëm teknikisht se I bie pastaj që vijmë vërdallë llafeve padashje dhe krijojmë dhe keqkuptime. Këto jane terma teknikë shumë të rëndësishëm dhe ligjor.

Praktikisht Tirana është me e pastër, teknikisht ka një koncension që nuk ka nevojë për mbështetje buxhetore. Procedurialisht, ka një entitet qëështë qeveria vendore që paguan shërbimin. Teknikisht procedurialisht dhe financiarisht, ka një entitet qëështë qeveria vendore që kërkon transfertë. Nuk ka angazhim të buxhetit të shtetit dhe po ti referoheni, pagesës së disponueshmërisë nuk e bën buxheti I shtetit. Pagesë e disponueshmërisë lexojeni edhe njëherë nenin, e bën blerësi, përdoruesi I shërbimeve qëështë bashkia e Tiranës.

Një pyetje nga z. Këllici për një status në faqen e facebook të z. Ahmetaj të vitit 2017 që lidhej me inceneratorin e Tiranës.

Nuk besoj se jam kaq i rëndesishëm sa të ndjekësh Facebookun tim po, ki parasysh që në atë periudhë, pra ne gusht kur është bërë kontrata, unë nuk kam qenë minister financash, por nuk e mbaj mend këtë status.Ti besoj e bëre për kuriozitet se Facebooku im s’është letër zyrtare. E bere per kuriozitet ate apo jo? Jo c pergjigje do me kthesh? Facebooku im eshte… une nuk e di nese ajo eshte e vertete, nuk e di se mos, nuk e di nese është Facebooku im apo jo, se me shkruan dhe një Arben Ahmetaj ndonjëherë, O Beni thotë, jam Arben Ahmetaj. Por nuk ka rëndësi kjo…
Pra mos I referohemi Facebookut, por ti referohemi shkresave kështu që, ky është qëndrimi Im prej disa herësh, jam gati ta mbaj prap për koncensionin e Tiranës, të impiantit të pastrimit të mbetjeve.
Shteti, qeveria, ministri, institucionet flasin me shkresa dhe të diskutojmë këtu kështu… të lexoj unë Facebookun e zonjës Tabaku për mua? O nëna ime! Nuk e ke idenë. Po ajo nuk e ka me të vërtetë e ka politikisht, une e di këtë.
Ju them me përgjegjësi zyrtare, që nuk u kam shkruar ndonjëherë në facebook, verifikojeni. Kjo është e pavërteta e dytë që ne çmontuam, nuk do ti kthehemi të pavërtetës së 19, pra Zoti Cani, ishte shumë dinjitoz kur tha po e kam aprovuar, po kam dhënë bonusin dhe arsyet e ministrave që zëvendësohen, janë arsye ekskluzivitet i Kryeministrit të vendit dhe meqë iu referuat facebookut të tij, është media më e ndjekur në Shqipëri, më vjen mirë që e ndiqni edhe si opozitarë edhe si qytetarë.

Pyetje.. ju tentuat ti bëni bisht pyetjes që a keni patur njohje dhe marrëdhënie me Klodian Zoton,Stela Gugallën dhe Mirel Mërtirin? Më konkretisht a është I vërtetë lajmi, që ju keni patur një incident në një shtet fqinj sëbashku me Z. Mirel Mërtirin?
Të falenderoj për pyetjen!,S’ka asnjë korrektesë të hysh në vdekjet e mia klinike, në komat edhe ringjalljen, unë iu kthej të njëjtën përgjigje që iu ktheva. Faleminderit, s’dua ta përsëris.

Pyetje… kjo nuk ka të bëjë fare me situatën shëndetësore apo me një situatë të vështirë që keni kaluar, doja të dija si ka mundësi që qeveria vazhdon të bëjë pagesa ndërkohë që këta janë në kërkim, ky moment shërben për të sqaruar? Ai lajm ka qenë i remë apo i vërtetë?
E para është totalisht personale dhe iu kthej të njëjtën përgjigje, e dyta jeni totalisht jashtë, iu kam kthyer përgjigjen edhe dikur edhe sot jemi në momentin e parë dhe është jashtë objektit dhe iu thashë nuk kam lidhje gjaku, nuk kam lidhje biznesi, nuk kam lidhje krushqie, nuk kam lidhje pune, nuk kam qenë ortak. Më jepni pak definicionin e lidhjes shoqërore, se do dalim të gjithë këtu me lidhje shoqërore. Faleminderit, n.q.s ka ndonjë pyetje tjetër këtu jam.
Pyetje… ne momentin që ministri Koka ju ka kërkuar mbështetje buxhetore, për qarkun e Tiranës dhe ju keni marrë përgjigje vetëm nga bashkia e Tiranës, si ka mundësi që s’keni marrë përgjigje nga katër bashkitë e tjera dhe keni vijuar me këto pagesa?
Unë nuk bëj interpretime sidomos kur iu referohemi praktikave buxhetore, të cilat kalojnë dikur kur ka, qenë unë ministër edhe sot në Ministri të Financave. Ka terminologji të saktë ligji, ka një nen specifik, ju s’doni që ta kuptoni ose mund ta kuptoni është normale, secili nga ne ka kuptueshmërinë e vet në çështje të ndryshme, që janë jashtë profesionit të tij. Nuk e di në respekt tuaj çfarë profesioni keni, por s’ka rëndësi fare kjo gjëja, praktikisht neni 42 flet për mbështetje buxhetore dhe nuk është kërkuar mbështetje buxhetore në kronologji të letrave, iu thashë, më morët një letër të një kohe, e cila në kronologji ishte diku nga fillesat, pra nuk po them në muajin e parë, po ishte diku në Janar ose Dhjetor. Ka vazhduar komunikimi dhe koncesioni I Tiranës nuk ka marrë mbështetje buxhetore, sepse nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore dhe vazhdon dhe sot e kësaj dite me logjikën e koncesionit të pastër. Ka marrë , do marri në këndvështrimin tim sa herë të jetë e mundur nga kjo qeveri transfertë për transportin, për mbetjet, për çerdhet, për çfarë të duash ti. Sa herë buxheti të ketë mundësi që ta mbështesi dhe Erjon Veliaj si Kryetar Bashkie ka marrë zotim përsa I përket tagrit të tij brenda Bashkisë së tij, nuk ka folur në emër të Qarkut, kaq dhe nëse do kur Erjon Veliaj paguan më pas apo më para kërkon transfertë nga buxheti I referohet tonazhit të mbetjeve të veta, nuk I referohet tonazhit të qarkut, kshu që kjo është shumë e qartë, sigurisht që ne mund të bëjmë ping pong se dhe ti dhe unë e kuptojmë që ka definicione shumë të rëndësishme të cilat devijojnë edhe mendimin edhe procedurën edhe rezultatin edhe konseguencën, kështu që prandaj unë I qëndroj fort nenit 42.

Nuk do bëja përgjigje pse por do t’iu thosha që edhe në komunikimet e vazhdueshme edhe më tej në respect të asaj që ju përfaqësoni, nuk I referohet shtetit në total. Shtetit në total sidomos në çështjet financiare nuk I referohet, po ta lexosh nenin, ai nuk I referohet shtetit, neni I referohet pushtetit vendor dhe pushteti vendor unë ua sqarova po në respect të këmbënguljestuaj që pagesat e disponueshmërisë janë pagesa që bëhen nga pushteti vendor. Pushteti qëndror kur merr përsipër vit pas viti ose njëherë në dy vjet, osë njëherë në 3 vjet të bëj tranfertë nuk është kyçje është ndihmesë e drejtëpërdrejtë që vendos ti bëj në bazë të vizionit që ka qeveria e prioritetit dhe disponibilitetit dhe vet financiar që të financoj siç thashë edhe transfertën e transportit. Patjetër që unë në letra jam shumë I kujdesshëm edhe ju iu referuat shtetit, tani iavlen ta them, shteti është karta kanta dhe kartat mbeten brez pas brezi, ndaj na jep dhe mundësinë që të vijmë dhe ti referohemi letrave thashethemeve.Gjëra personale qarkullojnë pa fund, por letrat, mbeten. Unë u mundova realisht pafund në respect të asaj që ju pyesni dhe të asaj që ju përfaqësoni të jem dilixhent dhe besnik në ligj në nenin 42 dhe besoj po ta them sot me bindje politike dhe personale që ajo që bën Bashkia e Tiranës me pastrimin eqytetit realisht është shembull.
Në kënvështrimin tim dhe në këndvështrim të ligjit për mua jeni gabim dhe iu theksova 100 herë që janë ca fjalë që janë fjalë kyçe : koncesion dhe PPP. Koncesioni që ju I referoheni Tiranës, nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore dhe kjo I jep një qasje tjetër procedurës dhe mënyrës si financohet I gjithë procesi dhe koncesioni, pra çfarë ka ndodhur tek Tirana, 128 milionë do ti paguajë private për impiantin. Tirana apo nëse do ti Kavaja, apo nëse do Bashki të tjera, do paguajnë tarifën e përpunimit të mbetjeve që është tarifë shërbimi që është 29 euro.

Pra siç iu referova dhe ju iu referuat koncesionit të Bashkisë së Tiranës, praktikisht si profil koncesioni është ajo që I referohemi paguaj për përdorimin që do të thotë që gjithë investimi në impiant dhe në të gjithë agregatet, që shoqërojnë impiantin bëhet nga privati. Bashkia e përdor pra merr gjithë mbetjet dhe I hedh atje si përdorim shërbimi dhe paguan 29 euro pa TVSH. Është shumë interesante, dua t’ju sqaroj, kjo s’ka lidhje fare me tagrin tim si ish Ministër Financash. Kjo ka lidhje me një dikur mundësi që kam pasur unë si pedagog I mikros, por që vlen në rastin konkret për të dyja palët e deputetëve edhe për të opozitës edhe për të qyetarëve. Duket si e vështirë për takapur por është shumë e thjeshtë. Kam bërë supozime, por supozime mbi çfarë? Pra çfarë është 29? 29 euro është tarifë 30 vjeçare e pandryshuar dhe kam bërë një ushtrim, atë ushtrim që jam I bindur që secili nga ju që ka bërë mikro apo që ka bërë ekonomi e di shumë mirë. Jam duke iu referuar vlerës neto dhe e kam krahasuar në të dy momentet. Në momentin e tanishëm me 29 që nuk lëviz për 22 vjet sa është vlera konkrete sot dhe me 29 sot sa lëviz me një factor 1.4 %. Do më thoni po psë e ke marrë faktorin 1.4 %, cila është arsyeja? Është mesatarja e inflacionit te Bahkimit Europian në 10 vite që kanë kaluar, e kam lenë këtë këtu për të treguar vlerën e parasë. Pra mesatarja 1.4, viti bazë 22, vlera nominale 29. Shikoni çfarë ndodh, pra me formulë, vlera e tarifës shkon 19.1 euro. Po ta linim ndryshe në vitin 2054 do ishte 44 euro, sdo jetë aq, por do jetë 29 euro. Edhe kjo shkon në logjikën evlerës së parasë është shumë e rëndësishme zoti Xhafaj dhe këtu është ajo e 430 milion eurove që nuk qëndron pra që është aritmetikë e gabuar. E verteta është se këtu ku janë 430 milionë eurot?

Janë 128 milionë euro që do ti investojë privati dhe i mbetet impianti Bashkisë së Tiranës si pronë pradhe kjo s’duhet harruar. Të tre impiantet Elbasani, Fieri dhe Tirana, I mbeten autoriteteve publike pra kthehen në asete publike dhe e bëra këtë, se është vlera e parasë në kohë dhe fiksimi I 29 eurove na bën që kurrë mos shkojmë në 44.1 eurove në të ardhmen se është njëlloj.
Je I gjithanshëm si deputet këtë e di prej kohësh edhe simpatizantët tanë të duan por sigurisht ti merr votën e të tuve. Unë iu referova ASHT-ës si koncesion tipik dhe pagesat që bëhët indirekt, pra 77 milion për blerjen e energjisë. Që do të thotë që ai koncesion në momentin që ka filluar të prodhojë energji janë filluar të bëjnë pagesat, në momentin që koncesioni në Tiranë ka filluar të përpunojë mbetje dhe përpunimi është një zinxhir që nga depozitimi dhe deri nëse do ti te incenerimi, praktikisht sot Bashkia e Tiranës e ka pastruar Tiranën duke përdorur atë landfill dhe atë impiant dhe dua tu kujtoj edhe një gjë tjetër, janë 2 përpjekje shumë interesante.

Këtu kam vendimin e Durrësit, pra është vendimi I qeverisë. 394 më datë 10.04.2013 është një vendim me këto firma I ndjeri Zoti Olldashi, Sali Berisha si Kryeministër dhe Fatmir Mediu si ministër I Mjedisit. Këtu në këtë koncesion, praktikisht I është dhënë bonus në bazë të ligjit koncesionarit të mundshëm dhe në të njëjtën kohë është caktuar dhe një shumë investimi e cila shkon 23 milionë euro pa impiant incenerimi. Ka dhe një përgjigje tëish Ministrit të Financave, që thotë një landfill kushton nga 5 – 10 milionë, por gjithsesi nuk po i hyj kësaj. Në të njëjtën kohë, ka patur përpjekje dhe nga bashkia e Tiranës dikur kur drejtohej nga zoti Basha, një tentativë për ta pastruar, por që nuk arriti kurrë të bëhej për arsye që I dimë, 38 euro del kosto e shërbimit pa TVSH. Pra ju solla 2 shembuj që qeveria juaj para 2013 ka bërë 2 përpjekje, të dyja përpjekjet janë shumë më të shtrenjta nga ato qe kanë rezultuar nga procedurat që janë bërë nga autoriteti kontraktor. 38 euro është ajo që quhet Gatefi, pra ketu është 29 dhe atje është 38. Nuk e paragjykoj, së është çështje kostosh dhe ka komisione të vlerësimit që I hyjnë thellë gjësë dhe kanë përgjegjësi ligjore.E sjell këtu, që ta krahasoj, por ne e pastruam ju nuk e pastruat dot kjo është diferenca.

Sigurisht që po dhe janë investime publike. Elbasani dhe Fieri, janë të kyçura si investime publike.
Në respekt të të gjithë punës që kanë bërë KVO-të, në respect të të gjithë punës që ka bërë autoriteti kontrakto,r në respect të të gjithë punës që ka bërë administrata për ta vlerësuar letrat janë atje dhe flasin qënë atë periudhë dhe tani ikanëvlerësuar me rigorozitet autoritetet kontraktore dhe KVO-të kanë vendosur, që ajo është alternativa më e mirë dhe unë kam shumë respekt për punonjësit e administratës.
Pyetja e Elidon Bushatit për Atrakon.
E para po ju korigjoj por nuk do ta quaj të pavërtetën e 20, ATRAKO është institucion autonom dhe praktikisht nuk ka detyrim të bëjë me ligj koncensione, ka detyrim të asistojë autoritetet konraktore. Ligji është I drejtëpërdrejtë dhe I saktë!E thatë drejtë, punonjës të ATRAKO-s kanë vendimmarrje komplet autonome, të pa ndërhyra nga Ministri dhe kjo tregon që shteti kapunuar me rigorozitet dhe profesionalizëm.
Unë I ndoqa kolegët parafolës që ishin këtu në pozicionin tim me shumë vëmendje, zoti Subashi iu referua që Fieri bëhet gati çështje javësh ose 2 muajsh dhe këtu do jemi shpresoj të na lërë Zot gjallë dhe ta shohim. Ndërkohë në djeninë time Elbasani ka prodhuar energji e ka hedhur në rrjet e ka deklaruar dhe OSHE zyrtarisht dhe këtë e di gjithë qyteti, kështu që bashkitë janë të vetëdijshme dhe përgjegjëse, kur t‘ju vijë në dorë, në djeninë time Elbasani akoma nuk është tranferuar për arsye të procedurës të hetimit, Fieri ka procedurën e vet dhe mirë është që të shtohen burimet e energjisë sa më shumë sepse ne akoma jemi importues neto. Sa më shumë të ndërtojmë pa Pipi pra pa detyrim blerjeje dhe Green, të rinovueshme aq më mirë është për vendim.

E para po më pyesni jashtë tagrit të ish ministrit të Financave dhe unë nuk jam inxhinier e kam mbaruar doktoraturën për energjinë aty mund t’ju thoja për gjithë pjesën financiare të energjisë së rinovueshme, pra nuk u them dot, do t’iu lutesha po nërespekt të asaj që përfaqësoni edhe si individ por edhe si përfaqësues politikë që mos dalim në konkluzione të parakohshme, sepse Fieri është në ndërtim e sipër për 1 muaj ose 2 tha Kryetari mbaron, pra Elbasani e di që ka prodhuar energji. Duhet ndezur një herë në dy muaj, njëherë në dy javë, nuk jam inxhinier as ambjenti as energjie, ndërsa studimi për këtë teknologji, bie jashtë tagrit të ministrit të Financave dhe jashtëkuriozitetit tim si individ, pra nuk e ka tagër Ministria e Financave, është tagër që shkon drejtë përsë drejti tek autoriteti kontraktor dhe tek ministria që mbulon sektorin, por ka strategji ka edhe strategji Evropiane që praktikisht I referohet edhe ne dokumenta dhe dekrete të ndryshme, në ato që nxjerr Bashkimi Evropian dhe I referohen incenerimit, praktikisht Suedia ka një incinerator për 300 mijë banorë, spitali I Vjenës mbahet me energji nga Inceneratori I Vjenës.
Ne djeninë time Ministria e Financave në drejtimin e Zotit Cani ka qenë perfekte dhe rigoroze si gardiane, për shkak të gjithë asaj situate të tmerrshme mbetjesh në Elbasan. Ka patur procedura nga Këshilli Bashkiak dhe pastaj nga Komiteti I mbetjeve për shpallje eemergjence dhe aty ka patur vetëm një vendim, siç iu referova është vendimi për financimin, I bërë nga Këshilli I Ministrave diku në mos gabohem në Dhjetor të vitit 2014.Më pas, Ministria e Financave bën të njëjtën gjë, bën gardianin fiscal në aspektin e qëndrueshmërisë fiskale, në bazë të ligjit të koncensioneve, I cili është I ndërthurur me ligjin për administrimin e sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë. Ka një nen specifik, që I referohet qëndrueshmërisë fisakle dhe vendos atë nivelin tavan të 5 % të të ardhurave faktike pratë vitit që ka kaluar dhe të gjitha këto janë me fakte dhe me shifra dhe madje edhe në respekt të këtij komisioni që në tagër ka të rekomandojë përgjegjësi në lidhje me legjislacionin. Pastaj të tjerat, janë sigurisht të rëndësishme, por brenda tagrit është të shoh procedurën, të përmirësoj procedurën, të jap rekomandime, të kap probleme etj dhe në fund të vitit 2018, unë kam propozuar në qeveri edhe ndryshime në ligjin e koncensionit. E humba numerimin tek 22 herë edhe e ndala.
Iu referuat të 3 koncensioneve, të 3 procedurave, tek Elbasani siç edhe e dini unë isha tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe kjo Ministri në procedurë nuk ka rol por ajo që unë kam parë, kam dëgjuar dhe kam lexuar, praktikisht Ministria e Financave bazohet tek fizibiliteti në aspektin fiskal, pra me ato 3 elementë që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë, me risqet edhe që janë të lidhura me deficitin me borxhin edhe me risqet kontigjente apo emergjente dhe të gjitha këto kanë një nen tek 575 që është vendimi dhe tek neni Koncensioneve që në mos gaboj është neni 19 tëk 575 në mos gabohem ku thotë çfarë bën autoriteti kontraktor dhe çfar dokumentash çon dhe I jep përgjegjësi autoritetit kontraktor, mbi bazë të këtyre, të këtij fizibiliteti Ministria e Financave vlerëson sa është shuma, a e mbajmë në kurriz si buxhet, çfarë I ndodh borxhit, çfarë I ndodh deficitit , cilat janë risqet etj.

Do ta përsëris për publikun edhe këtë gjë që thatë tani, do ta ballafaqoj me atë që I thatë Shkëlqim Canit. Iu referuat ish Ministrit z. Koka, dua të them që deri në vendimin e fundit të gjykatë prezumimi i pafajësisë është aty. Megjithëse unë nuk e kam bërë, s’kam qënë Ministër Financash në procedurën e Elbasanit, mu referuat mua si Ministër Financash për 575, pra e bëtë me qëllim dhe unë e di që ju e bëni me qëllim për emrin tim, se si duket çdo njëri nga ne që ushtron pushtet, është target. E pranoj unë këtë, por jo deri në deformim. Unë nuk kam qënë Ministër Financash dhe po të them neni 21 dhe 22 nuk katë bëjë me Ministrinë e Financave edhe këtu është e 24, si e pavërtetë Ministri Cani jua referoi shumë saktë, pra ngatëruat me qëllim 2 momente, 2 detyra edhe 2 nene ishte konstatimi juaj, nuk është konstatimi I parë I gabuar, unë mendoj edhe dua të mendoj kështu që ju I bëni konstatimet e gabuarame qëllim, nuk është se I bëni nga padija. Unëj u falenderoj që më dhatë mundësinë që të ndajmë transparencë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA