Përplasja me banorët e “5 Majit”, plagosen tetë policë! Disa persona të shoqëruar në komisariat

22/02/2022 10:43

Tetë punonjës policie janë plagosur këtë të martë gjatë përplasjes me banorët e  “5 Majit”, të cilët kundërshtojnë prej javësh tashmë shembjen e shtëpive.

Gjatë rezistencës së banorëve të”5 Majit” janë dëmtuar në detyrë pesë punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.

Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Banorët e “5 majit” kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat  u shëmbën nga IKMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban.

Ato janë përplasur me policinë duke qëlluar me shkopinj, gurë e shashka.

Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive.

Banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga ky plan, do të strehohen më tej në një bllok pallatesh që ndërtohet po te “5 Maji”,  ku do të jetojnë banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ata që i kap plani zhvillimor.

Shumica e banorëve kanë rëndë dakord dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit, ndërsa një pjesë e tyre jo.

Sipas VKM-së, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.

FOTO GALERI
30/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA