Miss Britania thotë se heq dorë nga njohjet e reja pas ‘dhjetra takimeve horror’ (fotot)

22/02/2022 16:44

Ish-Miss Britania e Madhe, bukuroshja April Banbury, ka tregur së fundmi sesi po heq dorë nga takimet me burrat pasi ose e përndjekin ose lodhen duke pritur për të shkuar në shtrat me të.

32-vjeçaraj nga Hertfordshire tha për revistën Fabulous se nuk afrohet nga burrat në bare, ose edhe kur gjen dikë që e pëlqen, ata “zhduken” në takimin e tretë ose të katërt.

April thotë: “Kam berë thuajse 100 takime me meshkuj prandaj tani e kam mbyllur”.

Megjithë pamjen e saj të mahnitshme, April tregon se nisi takimet online pasi burrat nuk i afroheshin kurrë.

Për më tepër April është krijuese fustanesh dasme dhe shpesh e pyesin se përse nuk është martuar.

April tregon se për fat të keq ka kaluar një seri takimesh të tmerrshme që nuk dëshiron të përsëriten, siç ishte ai me një burrë që nuk pushonte së teshtituri gjatë gjithë mbrëmjes së bashku.

Në një tjetër takim ajo thotë se shoqëruesi i saj ishte gjithmonë në telefonata biznesi, duke bërë që, siç thotë April të ndjehej sikur ‘të ishte për darkë vetëm.’

Një tjetër burrë me të cilin ajo kishte dalë, përdori një nga justifikimet e zakonshme për të shkuar më tej që në takimin e parë.

April  besonte djali se do ta linte në shtëpi pasi hipën bashkë në mjet, por kur arritën në shtëpinë e saj ai tha se kishte nevojë të shkonte në tualet.

“Unë e dija çfarë qëllimesh kishte ai dhe thjesht besonte se do të vinte në shtëpi me mua! Nuk bën.”

Në një tjetër takim ku vajza kishte pranuar të shkonte, shoqëruesi i saj erdhi bashkë 7-8 shokë të tjerë, të cilëve u mburrej: “Unë po dal me Miss Britaninë e Madhe”.

April ka fituar konkursin e bukurisë në 2020, për vajza me moshë 28 vjeç e lart.

Por ajo nuk ka qejf që burrat ta marrin menjëherë në krevat  pasi preferon të njohë dikë më përpara.

Një tjetër opsion për takime të dështuara April tregon për burra që dalin njëkohësisht me disa gra. Ajo thotë se preferon të takohet çdo herë me një person, jo të gjithë njëherësh.

Prandaj tashmë April thotë se po heq dorë nga njohjet online pasi kërkon “t’i kushtojë më shumë kohë vetes”.

FOTO GALERI
6/7
April ka fituar konkursin e bukurisë në 2020, për vajza me moshë 28 vjeç e lart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA