Vizitorët e panairit që çeli dyert në Abu Dhabi u gjendën përballë fjalës më të fundit të teknologjisë: Dronëve te zinj me logon e portokallisë.
EDGE prodhim i Emirateve të Bashkuara Arabe, mitralozëve që kontrollohen në distancë e plot armëve të tjera të zgjuara, pajisjet më të fundit. Ne po ecim me ritmin e sfidave me të cilat përballet bota sot dhe jemi me fat që kemi mundur të prodhojmë pajisje nga më të fundit, që gjejnë përdorim në sektorin e mbrojtjes, por edhe atë të sulmit thotë një nga pjesëmarrësit, Ahmed Al Mazrouei.
“Prodhimi i pajisjeve ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe është shumë i rëndësishëm, dhe po ju them se ka avancuar me hapa gjigantë. Sot, ai është i krahasueshëm më prodhimin ushtarak kudo nëpër botë”, thotë Ahmed Al Mazrouei, pronar kompanie pajisjesh ushtarake.
Dhe orientimi është i qartë: gjithmonë e më shumë, fokusi po spostohet tek sistemet autonome.
“Po e shohim këtë tendencë në mbarë globin; sistemet autonome po bëhen gjithmonë e më të rëndësishme dhe kjo është një fushë në të cilën ne po investojmë fuqishëm. Mendoj se kjo është vërtet e ardhmja e pajisjeve të mbrojtjes”, thotë Miles Chambers.
Top Channel