Analisti: Përplasjet Rusi-Perëndim mund të sjellin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

22/02/2022 19:42

Analisti nga Kosova Blerim Latifi, konsideron se përplasjet e Rusisë me Perëndimin mund të bashkojnë edhe më shumë faktorin shqiptar në Ballkan.

Teksa përmendi periudhën kur Kosova u shpall shtet i pavarur, Latifi i cituar nga mediet në Prishtinë tha se ndoshta mosmarrëveshjet që po dëshmon e gjithë bota sot, mund të sjellin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ai e lidh këtë me faktin që nga fërkimet gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913, ndodhën ndryshime në trojet shqiptare. Por kështu, nga përballja mes Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 doli Kosova e pavarur.Mbase nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zë fill me Krizën e Ukrainës, Kosova  e Shqipëria do të bashkohen përfundimisht në një shtet të përbashkët, thotë analisti.

Kriza e fundit nisin vitin e kaluar, kur Rusia filloi grumbullimin e trupave të saj në kufi me Ukrainën. Rusia ka kërkuar garanci nga NATO-ja se nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën në radhët e saj, por aleanca ushtarake perëndimore e ka hedhur poshtë kërkesën e tillë, duke thënë se Ukraina, si shtet i pavarur, ka të drejtë t’i zgjedhë aleancat e veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA