21/12 18:48
Alain Giresse do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll.
69-vjeçari ka mbërritur tashmë në Kosovë dhe pritet vetëm zyrtarizmi i tij në krye të dardanëve.
Ish-trajner i Toulouse dhe PSG-së në Ligue 1, Giresse nga viti 2004 ka pasur përvojë të gjatë si trajner kombëtaresh, kryesisht në Afrikë, ku ka drejtuar ekipe të tilla si Gabon, Mali, Senegal dhe Tunizi.
Me Malin, në vitin 2012, është renditur i treti në Kupën e Kombeve të Afrikës. Giresse pritet të marrë menjëherë detyrën për t’u përgatitur për miqësoret e muajit mars me Burkino Fason dhe Zvicrën, ndërsa më 2 qershor do të nisë eliminatoret e Nations League./ Supersport
Top Channel