Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka qenë dëshmitari i radhës në Komisionin hetimor për Impiantet e Mbetjeve Urbane.

Ai u shpreh se nuk është takuar me personat e shpallur në kërkim për inceneratorët, ndërsa shpjegoi se këshilli ministrave nuk ka pasur asnjë kundërshtim në lidhje me procedurat

Agaçi: Në mbledhjen e këshillit të ministrave është miratuar me unanimitet të plotë nga ministrat vendimi për inceneratorët pa dashur të thyej këtu kushtet e konfidencialitetit.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku e pyeti Sekretarin e Përgjithshëm nëse ka pasur presion nga kryeministri, për shkak se për inceneratorët në Elbasanit  17 procedura janë miratuar brenda një dite përpara se të merrej vendimi i Këshillit të Ministrave:

Tabaku: Keni pasur ndonjë presion nga z.Edi Rama?

Agaçi: Absolutisht asnjë lloj presioni. Procedurat kanë filluar kohë më parë dhe nuk do të thotë që finalizimi i tyre brenda një dite është bërë në të njëjtën ditë.

Tabaku: Po për financimin z.Agaçi, nuk ishte përfshirë në buxhetin afatmesëm dhe pas shkresës së Lefter Kokës është bërë ky ndryshim?

Agaçi: Këshilli Ministrave mban përgjegjësi vetëm për miratimin e shkresave që i kanë ardhur, jo për diçka tjetër. Ne nuk kemi bërë asgjë që nuk është në përputhje me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA