SHBA: Rusia, gati listën e ukrainasve që do të vrasë sapo të pushtojë vendin

21/02/2022 13:13

Shtetet e Bashkuara dhanë alarmin pranë OKB-së duke thënë se kanë “informacione të besueshme” mbi planet e Moskës për të shënjestruar  disa ukrainas, me qëllimin eleminimin e tyre fizik ose dërgimin nëpër kampe nëse sulmon vendin fqinj.

Bathsheba Nell Crocker, ambasadore e SHBA-së në OKB, përmes një letre dërguar komisionarit për të drejta të njeriut të këtij institucioni, përcjelle detaje nga të dhënat tronditëse që kanë mbledhur sipas saj, shërbimet amerikane të inteligjencës.

Jemi thellësisht të shqetësuar me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Rusia në pjesët tashmë të pushtuara të Ukrainës, dhe kemi arsye të besojmë se këto shqetësime do të shumëfishohen në rast të një ofensive të re ushtarake”, theksohet në letër.

Crocker deklaron se Kremlini është duke planifikuar vrasjen, rrëmbimin, ndalimin dhe torturimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë veprimet ruse në Ukrainë. Në shënjestër thuhet se do të jenë edhe disidentët rusë dhe bjellorusë që kanë mërguar në Ukrainë, gazetarët dhe aktivistët e tjerë.

“Kemi informacione të besueshme që tregojnë se forcat ruse po krijojnë një listë të ukrainasve për t’i vrarë ose për t’i dërguar në kampe pas pushtimit ushtarak”, thuhet në letrën e Crocker, sipas të cilës ushtria ruse do të përdorte metoda vdekjeprurëse për të shtypur protestat apo përpjekjet për rezistencë paqësore të popullatës civile”.

Në letrën e SHBA-së nuk tregohet se cilat janë burimet e këtyre informacioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA