“Fifi e veshur më keq”, stilistja Anila Konomi vlerëson veshjet e finales së BBV, ja kujt i jep pikët maksimale

21/02/2022 17:05

Stilistja Anila Konomi ka komentuar veshjen e ish banorëve të Big Brother në finale duke renditur Sheila Haxhirajn dhe Monika Lubonjën si të veshurat më mirë. Ndërsa veshjen e Fifit e konsideroi si më të keqen.

“Sheila më pëlqeu shumë. Thjesht, pastër, bukur, ndoshta është dhe kombinimi me motive nacionaliste. Nuk më pëlqeu Fifi, e kam shumë xhan por nuk më pëlqeu. Kishte mundësi të ishte veshur më mirë. Monika më ka pëlqyer thuajse gjatë gjithë spektaklit, mbase ishte pak e ekzagjeruar pjesa e shallit sepse fustani ishte shumë i bukur”, tha Konomi në ‘Shqipëria Live’.

Ndërsa për dy finalistët, vlerësoi maksimalisht veshjen e Donaldit.

“Nga katër finalistët, jam për Donaldin se kishte një veshje të kohës, një kostum oversize që e kishte kombinuar me kapelen dhe T-shirt e atletet, i rri mjaft mirë. Iliri ishte klas, vetëm se nuk kishte vënë kollaren. Duke i parë të dy, i dalloje dhe publiku ja ka dhënë votën edhe nga stili”, tha Konomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA