Elbasan/ 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë
21/02/2022 18:18
Një 49-vjecar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
Dyshohet se viktima Ilir Dauti ka humbur jetën nga shkaqe natyrore ditë më parë.
Kanë qenë fqinjët që, të shqetësuar nga era e rëndë që vinte nga apartamenti i katit të parë, kanë njoftuar bashkinë e Elbasanit.
Pas disa lajmërimeve, këtë të hënë ekipet e bashkisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur trupin e 49-vjeçarit.
Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Top Channel