Efi dhe Florjana janë përfshirë në një debat dhe Bora i pyeti nëse gjithçka lidhej me Brunon.
Pasi Efi e kundërshtoi një gjë të tillë, nisi diskutimin me Brunon pasi tha se ishte ajo që dëshironte që të mos vijonte njohja mes tyre.
Pjesë nga diskutimi
Bora: A ka të bëjë me Brunon?
Efi: Për mua jo njëherë.
Florjana: Fare.
Efi: Po ti pse ke qejf ti japësh zë kësaj? Unë po të doja do të isha dhe për këtë të jesh e sigurt. Ka ikur muhabeti se kam dashur unë të iki.
Florjana: Jo nuk ke dashur ti.
Bruno: Meqë po bëjmë garë se kush ka dashur t’i iki muhabetit.
Efi: Jo, po ja shpjegoj Florjanës. Nëse do të doja dhe unë, ti nuk do të kishe dalë më me mua?
Bruno: Jo.
Efi: Mua më bëhet qejfi që të gjithë e dinë se je duke gënjyer.
Bruno: E kam thënë para se të futej Efi në këtë skenë që me stepin këto sjellje që flasin me ton të ashpër.
Efi: Çfarë pe ti këtu të ashpër?
Bruno: Ti ke folur gabim dhe reagon shumë rëndë. Në këtë pikë nuk pashë ndonjë ton të lartë.
Efi: Nuk ka takt fare.
Florjana: Unë nuk kam gjë, thjesht të është dukur ty.
Top Channel