Shqiptarja Edlira Aliçka  humbi jetën pasditen e djeshme në Treviso të Italisë, pasi u përfshi në një aksident .

55-vjeçarja po udhëtonte me makinën e saj tip “Mercedez A-Class” kur papritur në rrethana ende të paqarta u përplas me një Audi A6, për pasojë të dyja mjetet përfunduan në fushën poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua vetëm disa minuta pas Edlira kishte mbushur me karburant makinën.

Trupi i pajetë i gruas mbeti i bllokuar në mjet, pas përmbysjes së makinës, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen pas rreth dy orësh.

Aliçka jetonte me bashkëshortin në Vidor. Dy të moshuarit 88 dhe 84 vjeç që udhëtonin me makinën tip Audi A6  mbetën të plagosur lehtë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel