Kostot e përvitshme të ngrohjes gjatë stinës së dimrit për banorët e Korçës mbeten të larta.

Më së shumti familjet ngrohen me dru zjarri të cilat i sigurojnë që në fillim të verës edhe për shkak të çmimit disi më të lirë por pavarësisht kësaj ngrohja mbetet e vështirë për tu përballuar në një qytet që dimrin e ka të gjatë dhe me temperatura tepër të ulëta.

Me ardhjen e stinës së ftohtë për banorët shumëfishohen kostot pasi ata të cilët duhet të blenë dru gjatë dimrit paguajnë një çmim më të lartë. Thuajse çdo vit në mes të dimrit çmimi për metër kub i druve pëson një rritje.

Kështu një m3 dru ahu që në verë kushtonte 1800 lekë tani kushton 2000 deri në 2200 lekë ndërsa 1m3 dushku nga 2000 tani blihet deri në 2300 lekë

Përveç kostove me të cilat përballet çdo familje si pasojë e ngrohjes me dru zjarri në Korçë jo vetëm krijohen nivele të larta të ndotjes së ajrit por edhe dëme në sipërfaqet pyjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA