Agron Llakaj në Ëndërrtjerrësit: Portokallia u kthye në epidemi, biletat shiteshin dy muaj më parë

20/02/2022 21:20

Artisti Agron Llakaj këtë të dielë tek “Ëndërrtjerrësit” tha se Portokallia u kthye në epidemi brenda pak javësh dhe u bë spektakli më i dashur i të gjithë shqiptarëve.

Ai tha se biletat shiteshin dy muaj para, pasi të gjithë donin të shikonin live aktorët. Agron Llakaj tregoi momentin kur themeluesi i Top Media-s. Dritan Hoxha i kishte thënë për idenë e krijimit të një show kabaret.

“Në janar të vitit 2003 Tani më ka takuar në Sarandë, kam qenë në një nga netët e ndërrimit të viteve. Më tha se ka një ide. Ideja ishte për të bërë një show kabaret. Ideja ishte tamam një lloj çmendurie se për ne ishte e panjohur. Unë vija nga bota e kabaretit, por kjo ide siç e kishte Tani nuk imagjinohej. Nisi me një program testues në Top Show si fillim“, tha ai.

Ai gjithashtu rrëfeu se nga çfarë e mori emrin Portokallia, një emër unik që shpesh ka ngatërruar personat nëse ishte frymëzuar nga agrumi portokalle apo ngjyra.

“Emri erdhi nga ngjyra portokalli e semaforit, edhe shprehja kemi ngel në semafor, në bazë të gjendjes së Shqipërisë. Ndërtuam tavolinën e përbashkët, ishte një frymë e tillë, që u kthye në epidemi, nuk kishte më mundësi të menaxhoheshin biletat, 10 milek çmimi në atë kohë, ajo sallë merrte 120 veta, i thosha që ul çmimin e biletës”, u shpreh aktori.

Puntata e radhës e ëndërrtjerrësve bashkon për herë të parë ata që kanë bërë Portokallinë për 20 vite. Spektakli më i dashur i humorit që u ka dhuruar shqiptarëve buzëqeshje të vërteta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA