Shkolla e re “Sami Frashëri”, me arkitekturë të re dhe dyfish hapësira për nxënësit

19/02/2022 16:24

Shkollën së re “Sami Frashëri” në kryeqytet është duke iu dhënë dora e fundit për tu bërë gati në mikpritjen e nxënësve pas një muaji.

Është një kënaqësi e  jashtëzakonshme që jam këtu me dy ministre, por mbi të gjitha me dy ‘samiste’. Unë besoj se një nga privilegjet e kësaj pune është që ke mundësi t’u kthehesh stacioneve të jetës tënde, çerdhes, kopshtit, fillores, 9-vjeçares dhe për ne të tre t’i kthehemi gjimnazit tonë. Sot jemi emocionalisht më të përfshirë sesa me çdo projekt tjetër, sepse kemi kaluar fëmijërinë, adoleshencën tonë, këtu. Nuk do thosha në këto mure, se muret, fasada është e re, klasat janë të reja dhe kemi dyfishin e klasave – kaluam në 45 klasa, 10 laboratorë”, tha Veliaj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti,  shpjegoi pse kjo  shkolle  e re është një vlerë e shtuar e Tiranës.

Samiu i ka dhënë emër Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për të gjithë emrat që ka nxjerrë. Tani, patjetër që duhet të përfaqësojë edhe me arkitekturë. Si arkitekte, jam super krenare që Tirana ime tashmë e ka edhe një vlerë tjetër të shtuar. Shumë krenari që arrijmë që t’u japim brezave të tjerë një hapësirë të tillë”, u shpreh kryebashkiaku.

Për mua, tha Ogerta Manastirliu,  deputete e Njësisë 9 dhe Ministre e Shëndetësisë,  kjo nuk është thjesht një vepër.

Kjo është një kryevepër që bëhet realitet për të gjithë fëmijët tanë, për të rinjtë e Tiranës që tashmë do studiojnë në kushte fantastike, në shkollën më të bukur, më të mirë të ringritur nga pasojat e tërmetit nëntorit 2019”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA