Restoranti ndalon klientët me tatuazhe, bixhuteri ‘të rënda’ dhe veshje ‘firmato’ (fotot)

19/02/2022 21:15

Një restorant ka vendosur një kod “të zgjeruar” paraqitjeje për klientët e tij duke ndaluar ata me tatuazhe, bixhuteri “të rënda” apo veshje formato me stampa të mëdha.

Drejtuesit e restorantit “Bedouin”, në Sydney, Australi thonë se kodi u nis për të ndaluar që klientët ‘të intimidojnë’ të tjerët.

Klientët njoftohen për rregullat e reja nga një shënim i vendosur në hyrjen e ambjenteve.

Politika e re e shtëpisë thotë se klientët nuk mund të kenë “tatuazhe të dukshme”, bixhuteri të mëdha apo veshje me stampa të mëdha të firmave.

Menaxheri Poata Okeroa tha për të përditshmen Daily Telegraph: “Ne i vlerësojmë klientët tanë dhe standardet e komunitetit prandaj kemi zbatuar rregulla shtëpie siç është dhe kodi i veshjes që dekurajon paraqitjet intimiduese”.

Restoranti me gatime nga Lindja e Mesme është hapur tre vjet më parë dhe drejtohet nga Poata Okeroa, Eric Jury e Julian Tobias.

Vendi kthehet në një bar festiv në fundjavë dhe pret emra të njohur si tenistin Nick Kyrgios, Scott Eastwood, këngëtaren Rita Ora apo regjizorin Taika Waititi.

Britaniku Michael Mcelroy, i cili punon në një restorant në Manly dhe ka tatuazhe në qafë e në krahë, ankohej te rrjeti vendas  7News për rregullat.

“Nuk kam dëgjuar kurrë politika të tilla në Australi, nuk më ka ndaluar njeri më parë për tatuazhet e mia, si mund të shpiken këto rregulla kështu?”

FOTO GALERI
1/3
Drejtuesit e restorantit “Bedouin”, në Sydney, Australi thonë se kodi u nis për të ndaluar që klientët ‘të intimidojnë’ të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA