
22/02 16:36
Fjori është përjashtuar nga Për’puthen për shkak të komenteve raciste. Kërkesa e saj e fundit ishte një kërcim me Aldisin, të cilin ai e pranoi menjëherë.
“Eksperienca këtu ka qenë ndër më të bukurat në jetën time. I kërkoj falje të gjithë Shqipërisë për momentin kur dola jashtë vetes dhe nuk dija çfarë po thoja.
Unë nuk e gjykoj fare racizmin. Arjonit dhe të gjithë opinionistëve, isha shumë e lumtur që ndodhesha pranë jush. Një kërkesë të fundit kisha, dua të bëj një kërcim me Aldisin për herë të fundit”, tha Fjori.
Ndër të tjera, Meliku u pezullua deri në një afat të pacaktuar.
Top Channel