Tema e familjaritetit duket se përfshihet edhe në serinë e filmave të aksionit Fast and Furious teksa kasti i aktorëve kanë treguar lidhje të forta me njëri-tjetrin.
Modelja Meadow Walker , bija e aktorit të ndjerë Paul Walker është martuar së fundmi dhe ka publikuar fotot e ceremonisë në rrjetet sociale, ku ajo që të bën përshtypje është se drejt altarit të martesës, u shoqërua nga kolegu dhe miku i ngushtë i të atit, Vin Diesel.
Familja e kastit të Fast & Furious tregonin të gjithë mbështetje për bijën e kolegut të tyre.
Meadow Walker u martua me Louis Thornton-Allan në Republikën Domenikane. Walker tha se ishte një ceremoni intime, ku merrte pjesë një tjetër aktore e Fast & Furious, Jordana Brewster.
Fëmijët e Vin Diesel merrnin pjesë në martesën e vogël në plazh, siç shihet nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale.
Në një prej imazheve ajo shihet që shoqërohet drejt altarit nga Vin Diesel.
Babai i nuses Paul Walker ndërroi jetë në një aksident në vitin 2013 në moshën 40 vjeçare.
Meadow tashmë drejton fondacionin Paul Walker që përpiqet të kryejë iniciativa në mbrojtje të natyrës.
Ajo postonte dhe një foto me fëmijët e Vin Diesel ku shkruante “Familja është më e rëndësishmja”.
Paul Walker e Vin Diesel u bënë miq të ngushtë duke punuar në kastin e Fast and Furious ndërsa në vitin 2015 Vin Diesel quajti bijën e tij ‘Pauline’ si homazh ndaj Paul Walker.
Top Channel