“Shqiptarët në luftën e II botërore” / Historiani Paskal Milo hap debatin: Enver Hoxha provokoi i pari Ballin Kombëtar

18/02/2022 19:47

Projekti i Paskal Milos për të shkruar një histori të shqiptarëve në Luftën e Dytë botërore mori udhë para shumë vitesh.

Por tashmë distancë kohore sipas tij e ka qetësuar luftën verbale dhe një vëllim i dytë sapo është botuar. I ndërgjegjshëm që do të ngjallë debat ai pret orën e gjykimit edhe për tezën që Enver Hoxha ishte i pari që provokoi ballin kombëtar.

Sipas tij ky libër nuk është vetëm kënaqësi por edhe sfidë. Sepse thellimi në të vërtetat bazuar fakteve është më i rëndësishëm se sa mendësitë folklorike.

E ndërsa libri pritet të përballet me gjykimin e lexuesve, autori thotë se kjo është një histori sa më afër të vërtetës realiste dhe njerëzore e pandikuar nga politika.

Top Channel