Modelja erotike përjashtohet nga universiteti pas publikimit të videove seksuale nga hakerat (fotot)

18/02/2022 16:30

Gina Gerson e rritur në një fshat të Serbisë, vendosi të kthente “përmbys” jetën e saj duke u regjistruar në një universitet në Rusi, por planet dolën shpejt nga binarët pas publikimit online të një videoje pornografike të saj.

Prej atëherë Gina ka folur për mënyrën sesi u përfshi në filmat ‘me drita të kuqe’, si një mënyrë për të studiuar në universitet dhe për të shpëtuar nga varfëria.

Gina Gerson ka më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram të cilët i mbledh me imazhet e saj provokuese.

Në një intervistë të fundit ajo u pyet nëse kishte vendosur të linte universitetin për të punuar me kohë të plotë në filmat për të rritur.

Ajo tha: “Universiteti më përjashtoi … nuk e di nga doli ajo video por ishte një material i ri dhe ishte ngarkuar në faqen e universitetit”.

“Imagjino sikur t’u thuash mësuesve dhe studentëve të shkojnë në faqe për të kontrolluar oraret dhe të gjejnë aty të pasmet e mia të zhveshura”.

Gina tha se teknikët e universitetit ishin përpjekur të riparonin rrjetin duke hequr videon, por më pas hakerat e kishin shpërndarë atë dhe në faqen e internetit të shkollës së saj në Serbi.

Por në vend që të ndjehej e tuprpëruar Gina tha se është “e emocionuar” që më në fund mund të jetë e hapur për punën e saj të fshehtë di modele erotike.

“E kuptova se mund të bëja para, kam qenë gjithmonë kurioze dhe nuk më pëlqejnë punë të tjera,” thotë ajo, duke shtuar se kur kishte ardhur në Rusi kishte parë një reklamë për modele në kamera live dhe kishte aplikuar.

Megjithse nuk ka siguri për të ardhmen e saj Gina thotë se për momentin nuk do të heqë dorë, qofte dhe per arsyen se nuk di ndonje profesion tjeter.

FOTO GALERI
1/4
Modelja erotike përjashtohet nga universiteti pas publikimit të videove seksuale nga hakerat (fotot)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA