“Me goditjet, dole zbuluar”, Rama replikon me qytetarin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Metës

18/02/2022 13:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Në një koment në Facebook, qytetari i thotë Ramës se nuk i ka vlerë fjala me goditjen që mori nga Gjykata Kushtetuese duke shtuar se nuk e ka problem që të dalë zbuluar.

Ndërsa Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk e kupton për çfarë dalje zbuluar e ka fjalën, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese doli kundër vendimit për të shkarkuar Presidentin. Sipas tij, kjo tregon se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria.

Bajram Saraçi: Me goditjet që more nga Gjykata Kushtetuese sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket , nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyer si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë. Fiasko.

Edi Rama: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj për çfarë dalje zbuluar e ke fjalën, sepse faktikisht Gjykata Kushtetuese doli kundër vendimit tonë! Ah, nëse t’i ke menduar se unë duhet të kontrolloj edhe Gjykaten Kushtetuese atëherë ky nuk është faji im, sepse detyra ime është komplet tjetër dhe për sa kohë e kemi zgjedhur këtë sistem, duhet të pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund të marrin vendime që nuk na pëlqejnë! Unë nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk më takon, por që të më thuhet se një vendim gjykate që bie ndesh komplet me qëndrimin tim qenka zhgënjim prej meje, kjo është absurde fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA