Brigitte Macron ngre padi ndaj grave që pretendojnë se është ‘transseksuale e lindur burrë’ (fotot)

18/02/2022 18:43

Zonja e parë e Francës, gruaja e Emmanuel Macron, ka ngritur sot padi ndaj dy grave që kanë përhapur zhurmat se ka bërë një operacion të ndërrimit të seksit, raportonte agjencia franceze AFP.

Zhvillimi vjen teksa bashkëshorti i saj përgatitet për fushatën e ashpër presidenciale të rizgjedhjes.

Seanca e parë dëgjimore është caktuar për në 15 qershor në Paris, thanë burimet ligjore për AFP. Padia është nënshkruar gjithashtu nga tre fëmijët e zonjës Macron nga martesa e mëparshme, thuhet në raportim.

Zhurmat në fjalë kanë nisur prej vitit të kaluar nga një gazetare e pavarur me një seri postimesh në rrjetin Facebook dhe një video në YouTube që kanë fituar popullaritet të gjerë.

Pretendimi simbolizohet nga hastagu #JeanMichelTrogneux që i referohet teorisë se emri i parë i Brigitte Macron ka qenë ‘Jean’.

Sipas biografisë së saj, Macron ka lindur me emrin Brigitte Marie-Claude Trogneux.

Gazetarja në fjalë i ka thënë mediave se prova që zonja e parë ka ndryshuar gjininë, është një “zarf i mbyllur, i depozituar te një avokat i njohur,” dhe se do të bëhet publik nëse Franca bën të detyrueshme vaksinimet kundër Covid-19.

Emmanuel Macron është përballur shpesh me pyetje mbi lidhjen me gruan e tij 24 vjet më të madhe, e cila ka qenë mësuesja e tij në shkollë të mesme.

Padia është në fakt e ngjashme me zhurma të tjera në SHBA ku dhe bashkëshortja e ish-presidentit Barak Obama, Michelle Obama përflitej se kishte qenë më parë burrë.

Komediania Joan Rivers ka thënë në vitin 2014 se zonja Obama është një “transgjinore. Ne e dimë të gjithë,” dhe disa kundërshtarë të djathtë insistojnë në fakt se ish-zonja e parë ka lindur burrë me emrin Michael. Në vitin 2017 teoristi amerikan Alex Jones ka thënë se ka“foto e video” për ta provuar.

Por ndryshe nga Obama-t zonja Macron ka vendosur të përballet në gjyq me akuzesit, edhe pse kjo mund të ndikoje negativisht në fushatën presidenciale të presidentit.

FOTO GALERI
1/3
Një gazetare e pavarur me një seri postimesh në rrjetin Facebook dhe një video në YouTube na shkaktuar zhurmat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA