Aktori i Hollywood Brad Pitt ka kërkuar një tjeter gjyq ndaj ish-gruas Angelina Jolie për shitjen e vreshtave të tij të preferuar francezë pa u konsultuar me të.
Pitt ka nisur veprim ligjor ndaj ish-gruas për shitjen e vreshtit që konsideronte “pasioni i tij”, përkundër përcaktimeve të marrëveshjes së divorcit të tyre.
Sipas padisë së parë nga agjencia Press Association, Jolie kishte shitur pjesën e saj të pronave franceze në Chateau Miraval, te një kompani nga Luksemburg, në pronësi të biznesmenit rus Yuri Shefler, megjithse çifti kishin një marrëveshje kundër shitjes së interesave të njëri-tjetrit pa miratimin përkatës.
“Ajo ka shitur interesat te Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i bërë kontrollues të biznesit ndaj të cilit Pitt ishte kujdesur për shumë vite në Miraval,” thuhet në paedi sipas agjencisë PA.
Në janar 2021, Jolie kishte njoftuar Pitt për “vendimin e dhimbshëm” për shitjen e pjesës së saj në pronën me vreshta dhe distilerinë e verës e pijeve të tjera alkoolike.
Sipas raportimeve, Jolie kishte kryer aktin megjithë ofertat e Pitt për të blerë pjesën tjetër të aksioneve prej saj, dhe në padi thuhet se ajo ka shkaktuar “lëndim hakmarrjeje” ndaj ish-bashkëshortit, i cili kishte derdhur “para dhe djersë” në një prej “prodhuesve më të mirë në botë të verës franceze ‘roze’”.
Çiftii Hollywood kishin blerë pronën e tyre në Miraval në vitin 2008 për të paktën $25 milionë, kur Pitt pagoi 60% të çmimit dhe Jolie 40% të mbetura. Gjatë martesës së tyre, kështjella me 35-dhoma Miraval ishte një vend-pushimi i preferur për familjen me gjashtë fëmijë.
Blerësi i ri Shefler zotëron konsorciumin e pijeve alkoolike SPI Group, që shet verë dhe pije në 170 vende të botës, mes të cilave dhe Stolichnaya Vodka.
Top Channel