Babai i modeles adoleshente të ‘TikTok’ vret me armë fansin e fiksuar që e përndiqte (fotot)

18/02/2022 20:44

Babai ish-polic i një modeleje adoleshente në rrjetin TikTok ka vrarë me armë një nga ndjekësit e fiksuar të bijës, që erdhi në shtëpinë e tyre me armë.

I riu raportohet se kishte qelluar ndaj forcë derës kryesore të shtëpisë me një pistoletë dhe ishte përpjekur të vriste Ava Majury, një 15-vjeçare e njohur në internet nga Florida, SHBA.

Ngjarja ndodhi pas janë periudhe të gjatë ngacmimesh ku vajza merrte shpesh vëmendje të padëshiruar nga 18-vjeçari Eric Rohan Justin disa javë pasi kishte nisur transmetimet në platformën e videove në 2020.

Ava nisi të kishte shpejt sukses në TikTok duke akumuluar qindra mijëra ndjekës me postimet e saj duke kënduar e duke kërcyer, si dhe duke bërë shakara me familjen e saj.

Por vajza tha për New York Times se nisi ë shfaqet ana e errët e famës së saj të re kur Rohan Justin i zbuloi adresën dhe numrin e telefonit duke kontaktuar me të njohurit e saj.

Një ditë në qershor 2021 adoleshenti erdhi para shtëpisë së familjes dhe nisi të qëllonte e dera e tyre kryesore me armë, duke bërë që Ava e dy vëllezërit e saj të fshiheshin në dhomën e gjumit të prindërve.

Duke kujtuar momentet e terrorit, ajo tregonte për të përditshmen: “Gjithçka mbaj mend është se dëgjova zhurmën dhe kur shikova kishte një vrimë në derën kryesore”.

Pas të shtënës arma e sulmuesit ishte bllokuar dhe ai u zhduk për disa momente. Kur ai u kthye, babai ish-polic i vajzës po qëndronte te dera.

Marjury i kishe kërkuar sulmuesit të hidhte armën dhe kur ai refuzoi e qëlloi për vdekje.

Deri tani asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj babait pasi në Florida ekziston ligji i “mbrojtjes së tokës tënde” që i lejon pronarit të shtëpisë të përdorin forcë vrasëse ndaj të huajve që përbëjnë kërcënim për jetën.

Policia kontrolloi celularët e sulmuesit pas vdekjes dhe zbuloi se kishte qindra foto e video të Ava.

Por megjithë episodin tmerrues, prindërit e adoleshentes e kanë lejuar të qëndrojë në TikTok për momentin, pasi babai thote se “videot jane nje pjese e rendesishme e saj”.

FOTO GALERI
1/5
Ava Majury, një 15-vjeçare e njohur në internet nga Florida, SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA