Tragjedi me 13 të vdekur nga rënia në pus gjatë martesës në Indi (fotot)

17/02/2022 17:12

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur, të rënë brenda një pusi gjatë një martese në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

Policia tha se viktimat tragjike ishin të gjithë gra ose fëmijë, dhe ishin ulur në mbulesën e metaltë të pusit e cila u shemb nga pesha e tyre.

Dy njerëz të tjerë janë plagosur në incidentin në qytetin Kushinagar.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e të mërkurës gjatë ceremonisë tradicionale “haldi”, në të cilën të afërmit lyejnë fytyrat e nuses dhe dhëndrit  me bojë shafrani  si shenjë begatie.

Pas thyerjes së mbulesës së pusit, të ftuarit e tjerë nxituan në ndihmë të të rënëve dhe i dërguan në spitain aty pranë. Por 11 prej tyre u shpallën të vdekur menjëherë ndërsa dy të tjerë vdiqën gjatë trajtimit të plagëve, tha policia.

Kryeministri i Uttar Pradesh, Yogi Adityanath i ka kërkuar autoriteteve të ndihmojnë familjet e viktimave të tragjedisë.

FOTO GALERI
1/3
Policia tha se viktimat tragjike ishin të gjithë gra ose fëmijë

Top Channel