Shën Valentini/ Mia Khalifa quan të dashurin e ri ‘mbret i romancës’ (fotot)

17/02/2022 15:32

Ish-aktorja e filmave për të rritur shkroi në rrjetin Instagram për ritualet e Shën Valentinit me të dashurin e ri Jhay Cortez, duke e quajtur atë një “mbret i romancës” prej surprizave ekstravagante që kishte përgatitur për të.

Ish-pornostarja “e penduar” shpërndante foto të celebrimeve romantike me Jhay Cortez ku përfshiheshin darka, panorama mahnitëse dhe shfaqje të shumta afeksioni mes të dyve.

Në imazhet e para të postuara nga Khalifa të mërkurën më 16 shkurt, shihet tryeza me darkën e ndricuar nga qirinj, e zbukuruar me një buqetë trëndafilësh.

29-vjeçarja komentonte: “Jhayco paska qenë fshehtësisht mbret i romancës”.

Ajo vijonte duke postuar më tej një foto me të dashurin në një ballkon në kodrat e Hollywood me komentin: “I imi gjithë ditën, çdo ditë”.

Dy fotot e mëtejshme ishin brenda shtëpisë, nga ku shiheshin pamje mahnitëse të zonës luksoze të Los Angeles.

Çifti i dashuruar shiheshin më tej duke u puthur, me Qytetin e Engjejve në sfond, para se bukuroshja të pozonte me një fustan rozë me lule, për të cilin tha së është frymëzuar nga Selena Gomez.

Darka kishte përfunduar me një ushqim të gatuar në shtëpi, nga shefi ‘sushi’ Kenji Jampathong që kishte krijuar një menu të veçantë për çiftin.

Dyshja kanë konfirmuar marrrëdhënien e tyre në nëntor dhe janë shfaqur shpesh së bashku në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/4
Ish-aktorja e filmave për të rritur shkroi në rrjetin Instagram për ritualet e Shën Valentinit me të dashurin e ri Jhay Cortez

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA