Presidenti çek dënon CIA-n për raportimet alarmante të ‘pushtimit rus’ (fotot)

17/02/2022 16:25

Lideri çek krahasonte sot raportimet e inteligjencës për pushtim rus të Ukrainës me ato të “armëve të shkatërrimit në masë para luftës së Irakut”.

Presidenti pro-rus i Çekisë Milos Zeman dënonte sot komunitetin amerikan të inteligjencës për parashikimet e pushtimit rus të Ukrainës që nuk po materializohet, duke thënë se i shtohet parashikimeve të tyre të gabuara në te tjera evente të rëndësishme.

Në një intervistë me të përditshmen MF DNES ai tha:

“Fillimisht ishte në Irak, ku nuk u gjet asnjë armë e shkatërrimit në masë. E dyta ishte në Afganistan, kur ata pretendonin se asnjë herë Talibanët nuk do të merrnin kontrollin e Kabul. Kjo është hera e tretë tani,” shtoi presidenti.

Uashingtoni prej muajsh paralajmëron se Rusia po përgatit një sulm ushtarak ndaj Ukrainës, duke thënë prej javësh se sulmi mund të ndodhë “në çdo moment”.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, i cili ka shprehur dhe ai skepticizëm për kërcënimin rus, shpalli ditën e djeshme “festë të unitetit kombëtar ukrainas”.

Presidenti çek tha se ishte informuar fillimisht për sulmin e mundshëm të Rusisë bazuar në inteligjencën e SHBA, çka rezultoi e gabuar.

“Unë nuk po i kërkoj CIAs burimet e saj të informacionit, por bazuar në tre shembujt që përmenda kam nisur të dyshoj në cilësinë e burimeve”, tha ai.

Ai shtoi se nuk besonte se do të kishte luftë Rusi-Ukrainë, duke argumentuar se Moska do të kishte shumë për të humbur dhe pak për të fituar nëse ndodh.

Top Channel