Numri i viktimave në Brazil arrin në 104, ende të humbur nga rrëshkitjet e dheut (video-foto)

17/02/2022 15:58

Më shumë se 100 njerëz rezultojnë të vdekur tashmë nga rrëshkitjet e dheut dhe përmbytjet që shkatërruan një qytet në juglindje të Brazilit.

Vërshime balte dhe uji të shkaktuara nga reshjet masive morën përpara makina e shtëpi në zonën kodrinore të qytetit te Petropolis, në shtetin Rio de Janeiro.

Vërshimet u nxitën nga 26 cm shi që ranë vrenda tre orësh në terrenin delikat, që ishte thujase sasia e reshjeve totale të rëna në 30 ditët e mëparshme.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin vërshimet e frikshme në rrugët e Petropolis dhe pasojat tragjike të rrëshqitjeve të dheut te komuniteti.

Në një video shiheshin dy autobuzë të fundosur nga lumi i fryrë, teksa pasagjerët e dëshpëruar tentonin të dilnin nga dritaret.

Disa arritën të dilnin në breg ndërsa të tjerë u morën me vete nga ujërat vrasëse.

Përpjekjet e shpëtimit vijojnë dhe numri i viktimave mund të rritet ende.

Rreth 400 njerëz besohet se kanë mbetur të pastrehë nga katastrofa ndersa dhjetra mbeten ende të humbur, më shumë se 24 orë pas nisjes së tmerrit.

Të paktën 24 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe të tjerë janë në kërkim.

Autoritetet thanë se rreth 200 rezidentë që jetojnë në zonat e rrezikuara janë duke u strehuar në shkolla.

Guvernatori Claudio Castro e përshkruante situatën si ‘zonë lufte’ duke thënë se shirat e fundit ishin më të rëndët për Petropolis që prej vitit 1932.

Petropolis ka marrë emrin e një perandori brazilian, dhe shpesh shërben si një strehë për ata që i largohen të nxehtit të verës ose turistëve që vizitojnë “qytetin perëndorak”.

Por faqet e maleve e kodrave që rrethojnë qytetin janë të mbuluara me komuniteti të vogla e të dendura banorësh, që shpesh jetojnë në struktura të pasigurta që dobësohen dhe nga shpyllëzimi dhe mungesa e kanalizimeve.

FOTO GALERI
3/6
Disa arritën të dilnin në breg ndërsa të tjerë u morën me vete nga ujërat vrasëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA