Kushtetuta nuk shkarkon Metën, Bushati në Open: S’pati këllqe të rrëzojë procedurën bandite të parlamentit shqiptar

17/02/2022 21:41

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar jo serioze mënyrën e gjykimit të Gjykatës Kushtetuese çështjes së vendimit të shkarkimit apo jo të presidentit Ilir Meta.

Ai thekson se duhej të hetohej parlamenti që mori vendim si bandë e organizuar banditësh dhe nuk duhet t’i hynte fare çështjes a ka bërë shkelje apo jo presidenti.

“Ai i Gjykatës Kushtetues nuk është vendimi më prefekt. Të arrijë të justifikojë një parlament që ka bërë procedura banditësh dhe të thotë që kjo procedurë e Gramoz Ruçit të shkretë të firmosë shkresa që rezultojnë të jenë tre të ndryshme. Një Gjykatë Kushtetuese serioze nuk do i hynte fare çështjes a ka bërë shkelje apo jo por do të reduktohej parlamenti si bandë e organizuar dhe  jo kuvend i republikës”, tha Bushati.

“Pushtetet këtu tek ne çmenden, sa çdo njeri që bën aktin më minimal duket sikur bën veprën e madhe. U vranë me sfurqe shqiptarët, se duhet të ketë pasoja që të veprosh. Duhet të kesh mendje anjshtanjeske që të lidhësh vizitën e presidentit me atë”, shtoi Bushati.

Ai u shfaq shumë kritikues ndaj “Kushtetueses”, duke thënë se  nuk pati këllqe të rrëzojë procedurën ‘halabake’ të parlamentit shqiptar.

“Kemi shpikur një lloj rilindasi që do Amerikën më shumë se çdo ajo veten. Nëse sot do të duhej t’i bënim kritikat, nuk pati këllqe të rrëzojë procedurën halabake të parlamentit shqiptar”, tha Bushati.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Në njoftimin e saj Gjykata Kushtetuese shpjegon se “pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure”.

Gjatë procesit, këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit.

Nga ana tjetër, shkeljet e pretenduara nga përfaqësuesit e shumicës socialiste, për Gjykatën Kushtetuese nuk mund të konsiderohen si shkelje të rënda të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA