Një 17 vjeçar, nxënës në shkollën Çajupi u rrëmbye për disa orë në Tiranë nga babai i një vajze të cilën adoleshenti e njohu në rrjetet sociale. Ngjarja raportohet ekskluzivisht nga gazetarja Anila Hoxha.
Ngjarja fatmirësisht është mbyllur pa incidente mbasi targa e makinës me të cilën J.I u rrëmbye dhe u mbajt peng u raportua në polici. Sipas gazetares Anila Hoxha, 17 vjeçari thotë se njohu në Snapchat një vajzë me te cilën po komunikonte prej 2 javësh.
Burimet i thanë Anila Hoxhës se adoleshenti më pas ndërroi numrat e telefonit me bashkëmoshataren me të cilën filloi të flasë përditë. “N. më shkroi në mesnatë” – thotë adoleshenti dhe më kërkoi takim, mbasi numrin tjetër ja kishte zbuluar i ati. Por kur J.I ka mbërritur në vendin e takimit ai është pritur nga një shtetas që mbasi e ka qëlluar me shpulla e ka hipur në automjet.
“Ti je J. më tha ky person rreth 35 vjeç dhe më kapi për krahu, më tha hajde futu në makinë”, tregon adoleshenti.
17 vjeçari gjatë udhëtimit është pyetur nëse vajza me të cilin komunikonte a kishte apo jo adresa të tjera dhe nëse fliste me persona të tjerë citon burimet Anila Hoxha. Nuk ka mjaftuar kaq, por më tej 17 vjeçari tregon se është goditur në afërsi të liqenit të Farkës ku i është bërë presion. “Më tha që do shkonte të merrte vajzën për ballafaqim”, tregon 17 vjeçari që kujton se kur mbërritën në Sauk , bashkëmoshatarja po e priste së bashku me gjyshen.
Teksa i ati i saj që është shpallur në kërkim i ka marrë dy adoleshentët në mjet, në afërsi të liqenit I.Sh është njoftuar se targa ishte shpallur në kërkim. Adoleshenti i thotë policisë se pas rrëmbimit, babai i vajzës e ka zbritur në afërsi të një stacioni autobusash në Shkozë duke i thënë: “Mos i trego askujt se unë sa kam dalë nga burgu dhe do ju vras”.
Top Channel