“Çupëlina”/ Debat mes ministreve dhe Xhaferrajt, Berisha: Qetësojini këto të eksituarat

17/02/2022 14:15

Një debat ka lindur në sallën e Kuvendit, pas komentit të Ferdinand Xhaferraj, i cili cilësoi ministret e vendit si ‘çupëlina’.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka kërkuar nga Xhaferraj që të kërkojë falje për këtë gjuhë seksiste.

Nga ana tjetër, ministret kanë kërkuar që Xhaferraj të kërkojë falje.

Teksa qëndronte në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të vendosej rregull për ministret e eksituara.

Pjesë nga debati:

Xhaferraj: Pavarësisht replikave me pjesën e sipërme të fundit të barkut, se ç’përfaqëson Rama u duk pas zgjedhjeve të fundit, që mori një grup çupëlinash pa asnjë kontribut politik dhe ty të la po aty

Lindita Nikolla: Të lutem shumë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë, kërkoni ndjesë.

Berisha: A mund të vendosësh paqe më këto ministra të eksituara?! 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA