Zgjedhjet për presidencën në Brazil, sondazhet e para anojnë te barazimi mes presidentit Lula dhe djalit të Bolsonaros 02/10 08:59
Bombardime me artileri të rëndë mbi territorin ukrainas u raportuan mëngjesin e kësaj të enjte.
Një predhë artilerie ishte shënjestruar në drejtim të një kopshti fëmijësh në Stanystsya Luhanska, të kontrolluar nga ukrainasit.
Dy civilë mbetën të lënduar, ndërsa në gjysmën e qytetit u ndërpre energjia elektrike.
Sipas mediave të huaja raportohet se në momentin që artileria ruse ka lëshuar predhat, fëmijët ndodheshin brenda kopshtit.
Ndërkaq, sipas gazetarëve lokal ukrainas, të cilët kanë publikuar fotot në ‘twitter’, mësohet se dy persona adult dhe katër fëmijë kanë mbetur të lënduar.
Top Channel