300 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 2.419 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Durrësi kanë humbur betejën me Covid 19, ndërkohë që aktualisht numërohen 6.170 pacientë aktive.
117 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnjë, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht në spitalet Cocid po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 934 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. S
Statistika (17 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 300
Të shëruar në 24 orë 934
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,419
Testime totale 1,722,215
Raste pozitive 269,601
Raste të shëruara 259,999
Raste Aktive 6,170
Humbje jete 3,432
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,158
Fier 859
Vlorë 569
Elbasan 528
Berat 444
Shkodër 328
Lezhë 330
Gjirokastër 229
Durrës 220
Korçë 182
Kukës 172
Dibër 45
Top Channel