Një grup i armatosur vetë-mbrojtjeje në Gjirin e Meksikës ka marrë peng një vrasës të karteleve të drogës dhe e detyruan të tregojë shokët e tij dhe zyrtarët e korruptuar lokalë.
Në pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale të grupit Autodefensas (Qytetarët e zemëruar) tregohej grupi i aktivistëve që drejtonte armët nga trafikanti i kapur.
I burgosuri, emri i të cilit nuk është përmendur dha detaje për tre emigrantë nga Guatemala që ishin zhdukur kohët e fundit.
Emigracioni nga Guatemala drejt Meksikës është në rritje se fundmi dhe i kapuri pranoi se tre emigrantët e zhdukur ishin vrarë pasi nuk paguan shpërblesën e kërkuar nga pengmarrësit.
Në video tregohet i kapuri i rrethuar nga aktivistë të grupit Autodefensas, ndërsa një marrës në pyetje kërkonte informacionet e përkthyera nga agjencia BorderlandBeat.
Një prej pyetjeve të bëra ndaj pengut ishte: “Kush është përgjegjës për tre guatemalasit e zhdukur në Antigua?”
I kapuri thotë: “Elivar Giovanni Galicia, i njohur si El Pollino, El Bayo, shefi i Chamin, Chumiz, komandanti Nacho dhe El Alfa. Boyno dha urdhrin për ekzekutimin e tyre në një fermë në zonën Nueva Linda.
“Ata janë përgjegjës për vrasje në Meksikë e Guatemala.”
I pyetur se përse ishin vrarë emigrantët, i kapuri tha se “nuk kishin paguar shpërblesën e kërkuar nga banda”.
Ai sugjeroi se kapiten Hiram Mejía Alba ishte i përfshirë: “Juan Isidro ka paguar kapitenin e Gardës Kombëtare $100,000 që kontrollon autostradat në Chiapas.”
Lajmi vinte pasi mediat meksikane raportonin se ka pasur më shumë se 40 zhdukje në vitin 2022 në zonën e tre zhdukjeve të fundit.
Prokuroria e Chipas ka nisur një hetim për personat e humbur dhe marrjen në pyetje te personit në video.
Top Channel