Në kuadër të operacionit policor ‘Bradasheshi’, policia ka ndaluar 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të disa pajisjeve me vlerë 5000 euro.
Policia arrestoi shtetasit D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B., banues në Elbasan.
Ndërkaq, është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi P. Ç., 56 vjeç, pronari i një pike skrapi që bashkëpunonte me dy shtetasit e ndaluar, duke iu blerë pajisjet e vjedhura.
Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Top Channel