Rama: Arritja jonë e madhe, të trajtohemi krejtësisht si të barabartë në tryezat me të mëdhenjtë

16/02/2022 11:12

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur gazetarët shqiptarë në një konferencë. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama po u përgjigjet interesit të gazetarëve për çështje të ndryshme

I pyetur nga gazetarët në SHBA për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë për çështjet ndërkombëtare tha se vendimi ynë trajtohet si e barabartë në të gjitha tryezat.

“Shqipëria në Këshillin e Sigurimit është një gjë që askush nuk mund ta imagjinonte. Ashtu sikundër Shqipëria ishte në krye të OSBE. Ne jemi vend i vogël dhe s’mund të pretendojmë të luajmë role që nuk na takojnë. Unë jam krenar që ne trajtohemi krejtësisht të barabartë nga kushdo qoftë. Kur na kërkohet mendimi ne e japim mendimin tim. Kur flasim themi atë që mendojmë në të gjitha instancat”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

 

Top Channel