Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se ku tradhtojnë personazhet e njohur shqiptarë.
Ajo tha se ata nuk preferojnë të shkojnë në hotele si pjesa dërrmuese e qytetarëve, por kanë shtëpi të tjera.
“Ne shikojmë nëse dikush është duke shkuar në hotel në periferi të Tiranës. Personazhet e njohur kanë shtëpia, në hotel shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve. Janë disa gjëra që unë nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri dikur dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie. Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë fajtorësh të tjerë që ndikojnë”, tha Lili.
Duke theksuar se puna e saj është e bazuar në ligje, duke mos shkelur privatësinë, detektivja tha se ka një grup pune që heton.
“Unë dal në ekran, njerëzit më njohin, nuk merrem unë me hetimin, është një grup që nuk njihen”,tha Lili.
Top Channel