Kriza e Ukrainës/ NATO do të vendosë forca ushtarake në lindje të Europës: Nuk shohim çtensionim nga Rusia

16/02/2022 17:46

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke folur në Bruksel, ka vazhduar të përshkruajë kundërshtimin e Rusisë ndaj parimeve themelore të sigurisë evropiane si “normale e re”, në mbrojtje të planeve të aleancës për trupa të mëtejshme në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ai tha se Rusia kishte kërkuar të grumbullonte “përqendrimin më të madh të forcave luftarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë” për të “frikësuar vendet e tjera në Evropë” që të pranonin kërkesën e tyre që NATO të përjashtonte statusin e ardhshëm të anëtarit për Ukrainën.

NATO do të vendosë grupe të reja luftarake në rajonet qendrore dhe juglindore brenda aleancës me fokus në Rumani dhe rajonin e Detit të Zi, me komandantët ushtarakë që do të raportojnë pas disa javësh për detajet.

Stoltenberg tha: Ministrat vendosën të zhvillojnë opsione për të forcuar më tej frenimin dhe mbrojtjen e NATO-s, duke përfshirë marrjen në konsideratë të krijimit të grupeve të reja beteje të NATO-s në Evropën qendrore, lindore dhe juglindore.

Ai u ka thënë gazetarëve se NATO po shqyrton vendosjen e grupeve të mëtejshme  për të plotësuar katër pika mbrotje në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, të udhëhequr nga MB, Kanadaja, Gjermania dhe SHBA.

Stoltenberg tha se qeveria franceze kishte ofruar të drejtonte një grup beteje në Rumani, duke shtuar:Brenda javësh do të kemi këshilla nga komandantët ushtarakë dhe do të marrim një vendim pas kësaj.

Shefi i NATO-s: Rusia do ta paguajë shtrenjtë në rast pushtimi 

Stoltenberg thotë se do të ketë një “çmim të lartë” nëse Rusia përdor forcën, duke thënë se sanksionet do të vendosen dhe se Ukraina është më mirë e trajnuar dhe e pajisur më mirë sesa kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.

Ai thotë se edhe nëse shohim një zhvillim gradual ku Rusia vendos të mos përdorë forcën “fakti që ata do të ishin të gatshëm të grumbullonin të gjitha këto trupa dhe ta kombinonin atë me një mesazh se po kërcënojnë një vend të pavarur” – kjo në vetvete është serioze.

Ai thotë se kjo është arsyeja pse NATO-s do t’i duhet të konsiderojë disa rregullime afatgjata në qëndrimin e saj në Lindje.

NATO parashikoi ngritjen e trupave ruse – Stoltenberg

I pyetur sërish për tërheqjen e raportuar të trupave ruse, Jens Stoltenberg thotë se NATO ka qenë “shumë transparente” dhe thotë se informacioni që ka ndarë mund të konfirmohet nga burime të hapura.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë të diskutohet se Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa dhe shumë pajisje të rënda,” thotë ai.

Stoltenberg shton se kjo është ajo që NATO parashikoi disa muaj më parë dhe kjo ka ndodhur pavarësisht se Rusia mohoi se ishte plani.

Ende shenja të ndërhyrjes më të madhe ushtarake – Stoltenberg

Stoltenberg thotë se ka shenja se Rusia është e gatshme të angazhohet në përpjekjet diplomatike.

“Ndërsa ne mendojmë se kjo është diçka që duhet ta marrim seriozisht… ajo që shohim në terren nuk është tërheqja e trupave, forcave apo pajisjeve,” thotë Stoltenberg.

Së bashku me një sulm kibernetik ndaj Ukrainës, të cilin disa po e lidhin me Rusinë, ai thotë se “këto janë lloji i veprimeve dhe masave që ne presim që do të vijnë përpara një ndërhyrjeje më të madhe ushtarake”.

“Përqendrimi më i madh i forcave në Evropë që nga Lufta e Ftohtë”

“Ka shenja nga Rusia se diplomacia duhet të vazhdojë, por deri më tani ne nuk shohim ndonjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren”, thotë Stoltenberg. “Asnjë tërheqje e trupave apo pajisjeve”.

“Kjo sigurisht mund të ndryshojë. Por tani për tani Rusia mban një forcë masive pushtuese të gatshme për të sulmuar me aftësi të larta nga Krimea në Bjellorusi,” thotë ai. “Ky është përqendrimi më i madh i forcave në Evropë që nga Lufta e Ftohtë.”

Kjo është normalja e re në Evropë – Stoltenberg

Stoltenberg thotë se NATO nuk është një kërcënim për Rusinë dhe hapat që ajo po ndërmerr janë “mbrojtëse”. Ai thotë se nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në Ukrainë, por tashmë e dimë se ka një krizë të sigurisë në Evropë.

Moska e ka bërë të qartë se është e përgatitur të testojë parimet themelore që kanë mbështetur sigurinë evropiane duke përdorur forcën, thotë ai, duke shtuar se kjo është “normalja e re në Evropë”.

NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet thelbësore – Stoltenberg

Jens Stoltenberg përsërit se nuk është vonë që Rusia të tërhiqet nga pragu i konfliktit.

Ai thotë se NATO i ka dërguar Rusisë propozime konkrete në letër për transparencën dhe kontrollin e armëve.

NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet e saj thelbësore, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA