Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.
Komisioni për Buxhet shqyrton dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.
Kujtojmë që më 26 nëntor të 2021-ës në Elbasan është mbajtur mbledhja e mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Mbledhje kjo në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje.
Top Channel