Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, momenti kur humbet ekuilibrin dhe përfundon në det
Këngëtari shqiptar Arjan Begaj është kapur nga policia greke me një sasi droge.
Sipas policisë greke, këngëtari i njohur shqiptar, u kap prej departamentit të anti drogës së Atikës, së bashku me një shtetas grek me sasinë prej 1 kg kanabis sativa si dhe 50 gramë kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9500 euro cash si dhe një pistoletë dhe 4 fishekë të kalibrit 6.3 mm.
Këngëtari i njohur shqiptar kishte leje qëndrimi në Greqi dhe u arrestua në zonën Artemidha të Atikës.
Në banesë iu gjetën 50 gramë kokainë dhe paratë, ndërsa kanabis iu gjet në kohën që u arrestua së bashku me shtetasin grek.
Hetimet vazhdohen prej anti drogës së Atikës, ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.
Top Channel