Ish-presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet për rikthimin e tij të bujshëm në rrjetet sociale me platformën e shumëpritur TRUTH (E vërteta) Social.
“Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t’ju takojë së shpejti ,” shkruante Trump në një mesazh të postuar nga djali i tij Donald Trump Jr. në rrjetin Twitter, teksa ky i fundit pritet të jetë rivali i ‘TRUTH Social’ si dhe objektivi kryesor “për të eliminuar”.
Imazhet ‘screenshot’ të fotografuara në ekran per reklamimin e rrjetit, e bënë ish-presidentin përsëri një temë të ndjekur në rrjetet sociale që kur Twitter e ndaloi atë si përdorues gjatë kohës kur ishte në Shtëpinë e Bardhë.
“Koha për pak Truth (Të vërtetë) !!!’ shkruante dje i riu Donald Jr. të cilat deri sot kishin marrë 47,000 pëlqime.
Rrjeti pritet të nisë zyrtarisht javës që vjen, sipas listimit të tij në aplikacionet e Apple.
Në mesazhet e përdorura për promovimin e TRUTH Social tregohen avantazhet që pritet të ketë platformna e re, përkundër përjashtimeve arbitrare siç ndodhi me llogarinë e Trump në Twitter.
“Jeni të sigurtë që doni të qëndroni me rrjetet e vjetra të censurës? Askush nuk besoj se e dëshiron këtë”, shkruante një mesazh në reklamë.
“Le ta rrëzojmë atë!”, thuhej më tej duke iu referuar rrjetit rival.
Platforma e Trump pretendon më tej të inkurajojë “një diskutim global të hapur, të lirë e të ndershëm, pa diskriminim ndaj ideologjive politike.”
Në imazhe shiheshin ngjashmëri me dikur llogarinë e Trump në Twitter, por vetëm se profili kishte një shenjë të kuqe për verifikimin, përkundër asaj blu që ka Twitter.
Megjithse mbështetësit e Trump kanë pritur me shpresë platformën e re që prej njoftimit në nëntor, jo të gjithë ishin të kënaqur me ngjashmërinë e saj me Twitter.
“Është si një klon i Twitter,” shkruante një prej përdoruesve, ndërsa të tjerë hidhnin dyshime mbi zotërimin e lejes së patentës për të vepruar me një “interface” kaq të ngjashme me të.
Top Channel