Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla takim me banorët në Zhamë: Vota për PS-në është votë për të hapur kantiere të reja punësh publike

15/02/2022 11:42

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 6 marsit, lushnjarët do të votojnë masivisht për Partinë Socialiste dhe Eriselda Sefën për të vazhduar punët e nisura.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Zhamë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, Balla tha se vota për PS-në është votë për të hapur kantiere të reja punësh publike.

“Vijojmë takimet me banorët e Lushnjës. Bashkë me deputetin Bujar Çela dhe kandidaten tonë Eriselda Sefa, takuam banorët në Zhamë”, tha Balla, ndërsa ndau foto nga takimi.

Ai shprehu bindjen se “në zgjedhjet e 6 marsit, lushnjarët do të votojnë masivisht për Partinë Socialiste dhe Eriselda Sefën për të vazhduar punët e nisura, për të hapur kantiere të reja punësh publike dhe të infrastrukturës bujqësore së bashku me ekipin e saj”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA