UEFA, mision në FSHF/ Tre përfaqësues të lartë mbërrijnë në Tiranë

15/02/2022 19:32

Prej ditës së djeshme në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur 3 përfaqësues të lartë të UEFA-s të cilët ka në marrë në dorezim të gjithë dokumentacionin e procesit zgjedhorë në 8 shoqatat rajonale të futbollit.

Luca Nicola / Shef i Qeverisjes së Federatave Anëtare të UEFA-s: Ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu do të vlerësojmë rastet e mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor.

Në përfundim të vizitës së tyre në kryeqytet ekspertët do të përgatisin një raport të detajuar i cili do ti dorëzohet kryeministrit të vendit kjo e parashikuar edhe në takimin që pati zoti Rama me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin në fillim të shkurtit.

Ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme zgjedhore për përzgjedhjen e presidentit të FSHF-s dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet më 2 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA