Teuta ka marrë disfatën e dytë radhazi në kampionat teksa është mposhtur me rezultatin 4-2 nga Vllaznia në transfertë.
Ndërkaq, trajneri Renato Arapi përveç tre pikëve të lëna, për ndeshjen e radhës ka humbur edhe shërbimet e dy mbrojtësave. Fjala është për Blerim Kotobelli dhe Harallamb Qaqin.
I pari u ndëshkua me karton të verdhë duke plotësuar numrin katër dhe duhet të qëndrojë jashtë për një javë, ndërsa Qaqi i afruar në janar u ndëshkua me karton të kuq për shkak se bëri një ndërhyrje të gabuar në fundin e lojës ndaj Aralicës.
Në këtë javë, Teuta do të luajë në shtëpi ndaj Dinamos teksa për bregdetarët fitorja është i vetmi opsion duke qenë se “Djemtë e Detit” kanë dështuar të përmbushin pritshmëritë e fillim sezonit dhe janë në vendin e gjashtë me 21 pikë, pesë pikë larg zonës së ftohtë./Super Sport
Top Channel