Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, thekson në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle se procesi i anëtarësimit në BE kërkon një historik të besueshëm në luftën ndaj korrupsionit.
Soreca: Institucionet e vetingut kanë përmbyllur mbi 500 çështje të vetingut në shkallë të parë, përfshirë të gjitha dosjet me përparësi, nga një total prej 804 magjistratësh që i nënshtrohen vetingut. Më lejoni të kujtoj se procesi i vetingut konsiston në verifikimin e pasurive, formimit dhe kualifikimeve profesionale të të vlerësuarve. Në përgjithësi, më shumë se 60% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri tani kanë rezultuar me shkarkime apo dorëheqje. Këto shifra flasin vetë dhe janë prova më e mirë se ky proces ishte absolutisht i nevojshëm. Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut ishte e nevojshme për vazhdimin e rregullt të procesit të vetingut, një shtyllë kyçe e reformës në drejtësi. Kjo është konfirmuar nga opinioni i Komisionit të Venecias për këtë çështje.
Prandaj BE-ja mirëpriti miratimin me shumicë dërrmuese nga Kuvendi i Shqipërisë, më 10 shkurt 2022, të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt pranimit në BE. Ky ishte një çast vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi dhe rrjedhimisht për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Tashmë është e rëndësishme që organet e vetingut të vazhdojnë punën e tyre me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.
DW: Aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare por edhe opinioni publik, vijojnë të jenë skeptikë kur vjen puna tek rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi dhe kanë kritika për ritmin e ngadaltë me të cilin po ecën kjo reformë. A është Bashkimi Europian i kënaqur me punën e bërë deri tani, si investitor i drejtpërdrejtë i kësaj reforme?/ DW
Top Channel