E ardhmja e Paul Pogbasë mbetet një çështje e pazgjidhur. Te Manchester United kanë besim se mesfushori francez do të zgjasë bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq”, por në të njëjtën kohë mësohet se 28-vjeçare ka marrë një ofertë tunduese nga PSG.
Ideja e parisienëve është që të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e një futbollisti që përveç performancës sportive, do t’i rriste vlerën tregtare klubit. Gjigantët e Francës besojnë se në rrugën që ndoqën për të afruar emra të tjerë të mëdhenj me kosto zero (Donnarumma, Wijnaldum, Messi apo Sergio Ramos). Skuadra të tjera si Juventusi shfaqen si alternativa për të ardhmen e Pogbasë.
Mesfushori kampion bote nga ana e tij është i pavendosur, por i qetë. Sigurisht që kur porpozimi i PSG të marrë formë përfundimtare, ai do të duhet të vendosë.
Këta katër muajt e fundit do të jenë vendimtarë për të kuptuar se ku do të luajë ish-i i Juves. Për momentin, ai është i përqendruar në rikuperimin e formës fizike, pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë, duke humbur plot 14 ndeshje në 85 ditë, që kur u dëmtua në kofshë me kombëtaren nëntorin e kaluar.
Top Channel